3 arsye pse vera është periudha më e mirë për të filluar kërkimin tuaj për punë - Business Magazine Albania

3 arsye pse vera është periudha më e mirë për të filluar kërkimin tuaj për punë


Vera është një periudhë e mrekullueshme për të ngadalësuar ritmin, për të dalë me miqtë dhe për të gjetur pak pushim dhe relaks. Por është gjithashtu një periudhë e mirë për të nisur kërkimin tuaj për punë. Nëse keni menduar për ndryshimin e pozicionit apo kompanisë, mos prisni deri pas sezonit të pushimeve; ju kurrë nuk e dini se ku dhe kur do të gjeni mundësinë më të mirë, thotë Penny Queller, nënkryetare e lartë dhe menaxhere e përgjithshme e Enterprise Talent Solutions for Monster.

Lexoni: Si të silleni kur zhvilloni një intervistë pune

“Kërkimi i punës duhet të jetë një proces i vazhdueshëm,” thotë ajo. “Muajt ​​e verës nuk bëjnë përjashtim. Në fakt, periudha e verës mund të jetë pikërisht koha e duhur për të kërkuar – edhe pse mund të duket sikur kolegët tuaj janë në modalitetin e pushimeve dhe doni të dilni nga zyra në orën 5:00”.

Në vend që të prisni deri në vjeshtë, BusinessMag ju sjell këto tre arsye pse vera është periudha më e mirë për të kërkuar një punë të re:

  • Biznesi ecën me ritme më të ngadalta

Vera është zakonisht me ritme më të ngadalta për bizneset, dhe më pak projekte do të thotë më shumë kohë për t’u përqëndruar në iniciativa të tilla si punësimi, thotë Kurt Heikkinen, president dhe CEO i Montage, një ofrues teknologjik i rekrutimit.

“Punëkërkuesit mund të kapin një pozicion mjaft të mirë të hapur në atë kompani që ata kanë qenë duke parë për një kohë të gjatë,” thotë ai. “Dhe vetë kandidatët do të gjejnë më shumë kohë se zakonisht me punën e tashime, duke i lënë ata me kohë të mjaftueshme për të shpenzuar në kërkimin e tyre për një pozicion në një kompani tjetër”.

Një verë e ngadaltë hap dyert për një shumëllojshmëri kandidatësh, shton Janelle Bieler, zëvendës-presidente në Adecco Staffing. “Me më pak takime që mbushin oraret dhe fundi i vitit ende muaj larg, menaxherët e punësimit mund të kenë më shumë kohë për të zgjedhur mes aplikimeve, për të realizuar intervista dhe për të mbushur pozicionet e hapura,” thotë ajo. “Ata gjithashtu mund të kenë më shumë mundësi për të parë më afër kandidatët”.

Lexoni: Ja çfarë të shkruani në shënimin falenderues, pas një interviste pune

  • Ju do të keni më pak konkurrencë

Vera është një plus për punëkërkuesit, sepse ka më pak të tillë, thotë Steve Frank, drejtor pranë ManpowerGroup. “Me shumë kandidatë që shtyjnë kërkimet e tyre për shkak të pushimeve dhe angazhimeve të tjera, grupi i kandidatëve reduktohet ndjeshëm gjatë muajve të verës,” thotë ai. “Shumë punëdhënës mund të jenë të gatshëm t’i japin një shans dikujt që ka aftësinë për të mësuar, në krahasim me ata që janë të zënë, pasi kur ka tepricë talentesh do të thotë se punëkërkuesi duhet të ketë aftësitë e përsosura të shitjes për t’u konsideruar për këtë punë”.

“Mendojeni kërkimin për punë si një ngjarje konkuruese,” thotë Jeff Zinser, partneri drejtues në Right Recruiting, një firmë kërkimi ekzekutive. “Po hyni në një lojë, kur shumë nga konkurrentët tuaj janë me pushime ose të angazhuar ndryshe,” thotë ai. “Kompanitë shohin më pak kandidatë gjatë verës kështu që background juaj ka një shans më të mirë për t’u ekspozuar”.

  • Mund të përballeni një qasje më të thjeshtë

Vera mund të jetë gjithashtu një periudhë shumë e thjeshtë në shumë organizata dhe kjo mund të ndikojë që ta keni më të thjeshtë procesin e intervistës, thotë Patty Coffey, partnere në firmën WinterWyman. “Si një punëkërkues, ju mund të përfitoni nga ky realitet për të ndërtuar rrjetin tuaj duke organizuar takime dhe intervista informuese,” thotë ajo. “Njerëzit që zakonisht janë shumë të zënë mund të kenë kohë për një takim të rastësishëm në drekë ose të pinë diçka pas pune gjatë verës.”

Ritmi më i ngadaltë vjen me një disavantazh, shton Coffey. “Procesi i intervistimit dhe punësimit mund të ngadalësohet pak dhe mund të marrë më shumë kohë për të planifikuar intervistat për shkak të orarit të pushimeve të njerëzve,” thotë ajo. “Për të pasur sukses dhe për të përshpejtuar procesin sa më shumë që të jetë e mundur, bëni çmos për të qenë në dispozicion dhe mos lejoni që pushimet tuaja t’ju pengojnë për këtë”.

Lexoni: Çfarë të bëni pas një interviste pune?

Ndërsa ka shumë të ngjarë që njerëzit të marrin pushimet gjatë gjithë verës, nëse jeni në gjendje të mirë, procesi duhet të funksionojë për ju, thotë Queller. “Pra, jini të duruar dhe këmbëngulës,” thotë ajo. “Nëse procesi nuk lëviz aq shpejt sa do të donit për një punë, kuptojeni se ka shumë të tjerë atje dhe ju duhet të jeni të hapur ndaj opsionet, ndërsa jeni të vendosur në gjeni punën tuaj të dëshiruar”.

burimi: FastCompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0