Çfarë të bëni pas një interviste pune? - Business Magazine Albania

Çfarë të bëni pas një interviste pune?


Shkruar nga Kirsty Bonner

Sapo dhashë intervistën e parë për një punë që vërtetë dua. Çfarë të bëj tani?

1. Brenda 24 orëve nga intervista, dërgoni një email ‘faleminderimi’ tek personi që ju intervistoi.
2. Prisni 5 ditë pune. Nëse nuk keni dëgjuar prej tyre, dërgoni një email duke kërkuar një informacion. Kujtojuni atyre se jeni ende shumë të interesuar për pozicionin.
3. Nëse akoma asgjë, prisni edhe 3 ditë të tjera pune dhe shkruajuni për të parë nëse ata e kanë marrë email-in tuaj të fundit.
4. Pas 2 javësh duhet të pranoni mundësinë që nuk do të dëgjoni më nga ta. Nuk ka lidhje me ju; ka lidhje me sjelljen e varfër të burimeve njerëzore të kompanisë që ju intervistoi.
5. Vendoseni pas krahëve; konsiderojeni si një nga eksperiencat e jetës dhe vazhdoni të kërkoni.

E kuptoj që duket si refuzim, edhe pa ju thënë asnjë fjalë, por punëdhënësi i duhur do të vlerësojë vlerën tuaj dhe nuk do t’ju trajtojë në këtë mënyrë, apo jo?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0