13 libra që këshillojmë të lexoni këtë verë - Business Magazine Albania

13 libra që këshillojmë të lexoni këtë verë

libra

Vera me pushimet e saj është një mundësi e mirë për të lexuar. Ne duam t’ju sjellim në vëmendje disa zgjedhje të preferuar për ne dhe audiencën tonë. Nëse keni lexuar tashmë një pjesë të tyre, merrni në konsideratë librat më poshtë që ende nuk janë në bibliotekën tuaj. Të gjithë këto libra mund t’i gjeni tek bukinist.al

“Drive” nga Daniel H. Pink

Ky libër u ofron lexuesve një mënyrë të re të të menduarit për motivimin duke hedhur poshtë paradigmat ekzistuese. Shumica e njerëzve besojnë se mënyra më e mirë për të motivuar është shpërblimi me para – qasja e llojit “shpërblim dhe ndëshkim”. Ky është një gabim, thotë Daniel H. Pink (autor i librit “Të shesësh  është njerëzore: E vërteta befasuese për motivimin e të tjerëve”). Në këtë libër provokues dhe bindës, ai pohon se sekreti i performancës së lartë dhe kënaqësisë në punë, në shkollë dhe në shtëpi – është nevoja thellësisht njerëzore për të drejtuar jetën tonë, për të mësuar dhe për të krijuar gjëra të reja, për t’u bërë më të mirë dhe për ta bërë botën më të mirë. Mbështetur në katër dekada kërkimesh shkencore për motivimin njerëzor, Pink-u zbulon mospërputhjen midis asaj që di shkenca dhe asaj që bën biznesi – dhe mënyrës se si kjo ndikon në çdo aspekt të jetës. Ai analizon tre elementë të motivimit të vërtetë – autonominë, perfeksionimin  dhe qëllimin – dhe ofron zgjidhje inteligjente dhe befasuese për t’i vënë ato në praktikë në një libër unik që do të ndryshojë mënyrën se si mendojmë dhe jetojmë.

“Dilema e novatorit” nga Clayton M. Christensen

Libri revolucionar që do të ndryshojë mënyrën se si bëni biznes: Në këtë bestseller eksperti i novacionit, Clayton M. Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht. Ai jo vetëm e vërteton atë çfarë thotë, por udhëzon të tjerët se si ta shmangin një situatë të ngjashme.

Lexo: Mënyra më e mirë për të drejtuar një takim biznesi

“10 X: Rregulli i vetem qe ben dallimin ndermjet suksesit dhe deshtimit” nga Grant Cardone

Suksesi ekstrem, sipas përkufizimit, shtrihet përtej veprimit normal. Nëse dëshironi të arrini sukses ekstrem, nuk mund të operoni njësoj si të tjerët e të pranoni mediokritetin. Ju duhet ta eliminoni fatin dhe shansin nga ekuacioni i biznesit, e të siguroni arritjen e suksesit masiv. Rregulli 10X ju tregon si! Suksesi është detyra, obligimi dhe përgjegjësia juaj, ndaj ky libër ju udhëzon hap pas hapi se si të arrini sukses fenomenal!

Tek “Rregulli 10X” ju do të mësoni të përcaktoni sasinë e përpjekjes që nevojitet për garantimin e suksesit dhe do të siguroheni që të operoni në këtë nivel përgjatë jetës suaj. Shumica e njerëzve e dëshirojnë suksesin dhe kanë ide të shkëlqyera, por nuk arrijnë të veprojnë aq sa duhet për ta çuar jetën e tyre në ato nivele të jashtëzakonshme që meritojnë.

“15 ligjet e paçmueshme të rritjes” nga John Maxwell

Ky libër, i tretë në serinë e Ligjeve të John Maxwell-it (pas librit “21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit”, dhe librit “17 ligjet e padiskutueshme të punës në grup”), do t’ju ndihmojë të bëheni nxënës i përhershëm, potenciali i të cilit rritet vazhdimisht dhe nuk “shterron” kurrë: Zbatoji në jetë dhe shfrytëzo potencialin tënd

“Mendo për gjëra të mëdha dhe bëhu i madh” nga David J. Schwartz

Ky libër nuk ofron premtime boshe por një program të menduar me shumë kujdes për të përfituar sa më shumë nga puna, jeta, martesa dhe komuniteti në të cilin jetoni. Ai ju rrëfen se nuk keni pse të jeni intelektual apo të keni lindur me talent për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur kënaqësi, por duhet të mësoni dhe kuptoni shprehitë e të menduarit dhe të sjelljes në mënyrë që të arrini aty ku dëshironi.

“Marketing 4.0” nga Philip Kotler

Ndryshimet e shpeshta të realitetit në të cilin jetojmë, transformimet digjitale e kanë nxitur babain e marketingut modern, Philip Kotler, të vazhdojë sfidën e tij të parashtruar tek Marketing 3.0 për të vijuar me një botim tjetër pas ndikimeve të jashtëzakoshme që kanë sjellë mediat sociale në jetën tonë.

“Në ditët e sotme, bota e teknologjisë lëviz aq shpejt, saqë çdo ndryshim përshpejton tjetrin. Për një mjedis të tillë, është vendimtare ekzistenca e një baze fillestare dhe një pike referimi që do të ndihmonte specialistët e marketingut të gjenin rrugën e tyre për të ardhmen. “Marketing 4.0” paraqet një studim të ri që do të shërbejë si pikë fillestare dhe si një burim tepër i çmueshëm për të gjithë ata që përpiqen të zbulojnë dhe të kuptojnë të ardhmen digjitale dhe të lëvizshme.”

“Ska me justifikime” nga Brian Tracy

Ky libër do të të shërbejë si udhëzues që të bëhesh hap pas hapi njeri madhështor që të mund të bësh arritje madhështore në jetën tënde personale dhe profesionale, përmes tri fushave: qëllimet personale; qëllimet në biznes dhe lumturinë e përgjithshme.

“Iracionaliteti i parashikueshem” nga Dan Ariely

Kur vjen puna te vendimmarrja në jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll: Mendojmë se po bëjmë zgjedhje të zgjuara dhe racionale. Por sa e vërtetë është kjo? Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe të palogjikshme, devijojnë aftësinë tonë për të arsyetuar. Ne, jo vetëm bëjmë gabime jashtëzakonisht të thjeshta përditë, por përsërisim të njëjtat “lloje” gabimesh, zbulon Ariely.

“The art of leading people” nga Elona Konomi – Garo

Ky nuk është thjeshtë një libër për teoritë e lidershipit në biznes, por është një gruidë praktike për menaxherët, e cila i ndihmon ata për të drejtuar njerëzit dhe kompanitë. Autorja ka analizuar disa nga kompanitë dhe drejtuesit më të suksesshëm, – është konsultuar me ata, dhe në këtë aspekt, ky botim përmban vlera të veçanta në kontekstin që jetojmë. Shqipëria është një vend jo i lehtë për të drejtuar, – por autorja ka hyrë në thelbin e çështjeve që kanë të bëjnë me artin e të drejtuarit. Bashkëpunimi që Elona Konomi – Garo ka pasur me studentët e saj në Universitetin e New York-ut në Tiranë i ka dhënë mundësinë që ka shohë në shumë kënde procesin e udhëheqjes së njerëzve. Ky botim është vetëm në gjuhën angleze.

“E ardhmja e kapitalizmit” nga Paul Collier

Ky libër vjen në pikun e debateve për një dështim të sistemit kapitalist në kohën tonë prandaj vlerësohet si një ndër botimet me idetë me polemizuese rreth kësaj çështje. Tematika thelbësore mbi të cilin zhvillohet libri është pyetja: Ku po shkon kapitalizmi?! Në pjesën më
të madhe të Europës, të rinjtë po vuajnë nga një papunësi masive. Një e treta e të rinjve italianë janë të papunë, një papunësi e tillë është parë për herë të fundit vetëm gjatë depresionit të viteve 30 të shekullit XX. Ideologët me fuqi deduktive rivalizohen nga një specie tjetër politikanësh, populistët karizmatikë. Populistët i shmangen madje edhe
analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta.

“Loja e pafundme” nga Simon Sineku
https://bukinist.al/sq/motivim-dhe-zhvillim/9761-loja-e-pafundme.html

Nga autori bestseller i New York Times për librat Fillo me pse dhe Liderët hanë të fundit, na vjen një strukturë e guximshme për lidershipin, në botën e sotme që ndryshon vazhdimisht. Si mund të fitojmë në një lojë që nuk ka fund? Lojërat e fundme, si futbolli apo shahu, kanë lojtarë që dihen, rregulla fikse dhe një pikë fundore të qartë. Fituesit dhe humbësit identifikohen lehtë. Në lojërat e pafundme, ato që nuk kanë vijë finishi, si biznesi, politika, apo dhe vetë jeta, lojtarët vijnë e ikin. Rregullat në një lojë të pafundme janë të ndryshueshme sepse lojërat e pafundme nuk kanë një pikë fundore të përcaktuar. Nuk ka as fitues e as humbës – vetëm përpara dhe pas. Pyetja është, si të luajmë që të kemi sukses në lojën ku ndodhemi? Në këtë libër zbulues, Simon Sinek na ofron strukturën për të udhëhequr me njëmendësi të pafundme. Liderët që përqafojnë një mendësi të pafundme ndërtojnë organizata më solide, më novatore dhe më frymëzuese. Në fund, ata do të jenë individët që do të na udhëheqin drejt së ardhmes.

“Klubi 5 e mëngjesit” nga Robin Sharma

Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do tëzbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Nëse i vini synim vetes për t’i realizuar qëllimet e tuaja, mund t’ia dilni! Një libër që do jua ndryshojë jetën përgjithmonë!

Përmes një historie të këndshme dhe shpesh argëtuese me dy të huaj që takojnë një pasanik ekscentrik, i cili bëhet mentori i tyre i fshehtë, Klubi 5 e Mëngjesit është një tregues se sa shumë njerëz të mençur në botë e fillojnë mëngjesin e tyre me një metodë të caktuar, për të pasur rezultate mahnitëse; një formulë për t’u zgjuar çdo ditë në 5 të mëngjesit, duke u ndier të frymëzuar, të përqendruar dhe të mbushur plot me energji; një metodë që ju krijon mundësi të keni kohë edhe për të pushuar, edhe për t’u stërvitur, edhe për t’u argëtuar, edhe për t’u rritur individualisht; një praktikë e bazuar në neuroshkencë, që ndihmon në ngritjen shpirtërore, duke ju dhënë kohë të çmuar që të mendoni, të shprehni krijimtarinë tuaj dhe të filloni ditën në mënyrë paqësore, në vend që të shpejtoni për gjithçka; një libër që nxit besimin tuaj për të arritur më të mirën e për të kapur majat.

Ditët e pushimeve shërbejnë si momente fantastike për të ndryshuar për mirë shprehitë tuaja, dhe duke u bërë anëtar i Klubit 5 e mëngjesit, jeta juaj do të ndryshojë rr

 “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro

Të gjithë duam të perfeksionojmë profesionet tona, por askush si personazhi ynë, mazhordomi Stivens i cili ka jetuar dhe punuar për më shumë se 30 vjet në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve ’30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës. Punëdhënësi i tij është një personazh publik, tejet i angazhuar edhe politikisht. Stivensi, nga ana tjetër, nuk ka njohuri të thella mbi çështje të ndërlikuara politike.

Ai është njeri i përmbajtur, i cili krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë dhe të vetmen përparësi ka t’i shërbejë sa më me dinjitet punëdhënësit të tij. “Dita e mbetur” fitoi çmimin Man Booker Prize në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuara në Angli. Ndër të tjera, ky roman është përfshirë në listën e përpiluar nga gazeta The Guardian, “Libra pa të cilët nuk mund të jetohet” dhe është përshkruar nga revista The Economist si vepra më e famshme e autorit fitues të çmimit “Nobel”, Kazuo Ishiguro. Së fundi, duhet thënë se ky është ndër romanet më të pëlqyera të njerëzve të biznesit, përfshirë edhe Jeff Bezos.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0