100 libra në vit, si mund t'i lexojnë edhe njerëzit më të zënë?

100 libra në vit, si mund t’i lexojnë edhe njerëzit më të zënë?


Cili është sekreti i të menduarit si CEO? Sipas Jessica Mah, bashkëthemeluese e InDinero, është e thjeshtë: vetëm lexo 100 libra në vit! Ajo nuk është e vetmja që insiston në këtë, nëse doni të jeni të suksesshëm, ju duhet të lexoni më shumë. Të mëdhenjtë e biznesit si Bill Gates dhe Warren Buffett kanë thënë të njëjtën gjë. Mark Zuckerberg citoi 23 tituj si pjesë të klubit të librit vitin e kaluar.

Problemi padyshim është që ju jeni të zënë. Pjesa më e madhe prej nesh do të vdisnin të kishin kohën e kënaqësisë gjatë së cilës të lexonin një libër për orë të tëra çdo ditë, por pak e arrijnë. Si ia bëjnë këta miliarderë kaq të zënë të gjejnë kohën për të lexuar kaq shumë? Dhe çfarë ka më shumë rëndësi, si mundeni ju?

Themeluesi dhe autori Darius Foroux insiston se të lexosh 100 libra në vit është e arritshme, pak rëndësi ka orari juaj. Në një postim të fundit në Medium ai ofroi disa këshilla të detajuara se si edhe biznesmenët më të zënë mund të lexojnë shumë.

1. Blini libra në avancë

Kur përpiqeni të krijoni zakone të reja, kërkon heqjen e të gjitha pengesave që mund t’ju dalin gjatë rrugës, pa marrë parasysh sa e vogël. Kështuqë ata që po kërkojnë të marrin “vitamina të reja” mund ta drejtojnë shikimin në shishe në nivelin e syrit, ose ‘atletët’ e rinj mund të investojnë në atlete më të mira. Për ata që duan të jenë lexuesë, ky parim dikton se nuk duhet të prisni derisa të mbaroni një libër për të blerë një tjetër.

Librat duhet t’i keni gjithmonë të disponueshëm dhe lehtësisht të arritshëm rreth jush. “Nëse keni më shumë libra në shtëpinë tuaj, do të keni më shumë zgjedhje, dhe kjo do t’ju ndihmojë të lexoni më tepër,” insiston Foroux. “Ja sepse: Shumica e librave që lexoni nuk janë të planifikuar në avancë. Ju nuk uleni në Janar dhe të thoni: ‘Javën e parë të Janarit do të lexoj këtë libër.’ Ju përfundoni një libër, shikoni në ‘inventarin’ tuaj, dhe zgjidhni se çfarë do të lexoni pas tij…Patja e një inventari me libra na e mban lart ritmin që kemi nisur kur lexojmë një libër. Kështu nuk do të keni kurrë asnjë justifikim për të mos lexuar.”

2. Jini gjithmonë duke lexuar

Është e thjeshtë fare, jini gjithmonë duke lexuar. Jo, ju nuk do të gjeni në mënyrë të habitshme kohë për të gllabëruar një roman. Në vend të kësaj, ju duhet të bëni zgjedhje të ndërgjegjshme për t’i përdorur momentet spcifike dhe fundin e ditës për të arritur targetin tuaj.

“Gjeni një mënyrë për të lexuar sipas kohës dhe situatës suaj të jetës,” thotë Foroux, i cili sugjeron që ju mund të lexoni në tren, ndërkohë që prisni te dera e zyrës së mjekut, ose gjatë pushimeve të drekës në punë. Mund t’ju duket këshillë e thjeshtë, por matematika e Foroux është sfiduese. “Shumica e njerëzve lexojnë 50 faqe në orë. Nëse lexoni 10 orë në javë, do të lexoni 26,000 faqe në vit. Le të themi se një libër mesatar përmban 250 faqe: me këtë skenar, ju do të lexoni 104 libra në vit,” rezulton sipas llogaritjeve të tij.

3. Lexoni çfarë ju pëlqen

Doni të lexoni shumë? Atëherë mos e sforconi veten të lexoni libra për të cilët nuk jeni të interesuar në një moment të caktuar. Këtu nuk bëhet fjalë për literaturë shkollore. Çfarëdolloj gjëje që zgjidhni dhe e shijoni do t’ju ofrojë vlerë.

“Jo të gjithë librat janë për të gjithë. Një libër mund të jetë bestseller, por ndoshta ju nuk e duroni dot. Ose mbase nuk është koha e duhur për të lexuar një libër,” thotë Foroux. “Nëse nuk ‘rrëshqisni’ nga një faqe te tjetra, hiqeni këtë libër nga dora dhe zgjidhni diçka që ju gëzon dhe që ju bën t’i shfletoni faqet.” Jeta është shumë e shkurtër (dhe sasia e titujve të librave e bollshme) për të lexuar libra të mërzitshëm.

 

/Shkruar nga Jessica Stillman, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0