Lexoni: Kur fëmijët janë përgjegjës të burimeve njerëzore
BusinessMag në këtë artikull ju sjell 10 shprehje që do të ndryshojnë krejtësisht mënyrën se si ta trajtoni stafin tuaj dhe si t’i frymëzoni ata.
- Kini besim tek njerëzit tuaj
“Nuk duhet të keni besim tek mjetet, mjetet janë thjesht mjete – ato funksionojnë ose nuk funksionojnë. Janë njerëzit tuaj, të cilëve u besoni ose jo.” – Steve Jobs, Apple
- Kujdesuni për ta dhe lejojini ata të rriten
“Në teknologji, çdo gjë bëhet fjalë rreth njerëzve – punësimin e njerëzve më të mirë, mbajtjen e tyre, krijimin e një mjedisi kreativ dhe mënyrën për t’i ndihmuar ata të zhvillohen.” ~ Marissa Mayer, Yahoo
- Mos harroni që një kompani është po aq e mirë sa njerëzit e saj
“Ju e dini, ashtu siç e dinë shumica e sipërmarrësve, që një kompani është po aq e mirë sa njerëzit e tij. Pjesa e vështirë është në të vërtetë ndërtimi i ekipit që do të transmetojë kulturën e kompanisë tuaj dhe t’ju çojë përpara.”~ Kathryn Minshew, The Muse
- Jepu atyre autoritet dhe përgjegjësi
“Njerëzit duan udhëzime, jo retorikë. Ata duhet të dinë se cili është plani i veprimit dhe se si do të zbatohet. Ata duan t’u jepet përgjegjësia për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit dhe autoritetin për të vepruar me të.” ~ Howard Schultz, Starbucks
- Sigurohuni që ata e kuptojnë misionin tuaj dhe të besojnë se gjërat mund të bëhen
“Asnjë kompani, e vogël apo e madhe, nuk mund të fitojë pa punonjës energjikë që besojnë në misionin e kompanisë dhe kuptojnë se si ta arrijnë atë.” ~ Jack Welch, General Electric
- Bëjini ata që të ndjejnë se po ndikojnë në shoqëri
“Detyra ime si udhëheqëse është të siguroj që të gjithë në kompani të kenë mundësi të mëdha dhe të ndihen që kanë një ndikim domethënës në të mirën e shoqërisë. ~ Larry Page, Google
- Bëni që punonjësit tuaj t’iu duan
“Konsumatorët kurrë nuk do ta duan një kompani derisa punonjësit e saj ta duan atë.” ~ Simon Sinek, ‘Start with why’
- Ju nuk mund të ofroni shërbim të mirë nga punonjësit e pakënaqur
“Bizneset shpesh harrojnë kulturën brenda tyre dhe në fund ata vuajnë për shkak se nuk mund të ofrojnë shërbim të mirë nga punonjësit e pakënaqur.” ~ Tony Hsieh, Zappos
- Trajtojini ata në mënyrën që ju do të dëshironit që klientët tuaj të trajtohen
“Për të qenë vendi më i mirë për të blerë, ju duhet të jeni vendi më i mirë për të punuar. Trajtojini punonjësit tuaj ashtu siç dëshironi që klientët tuaj të trajtohen – ndoshta edhe më mirë! “~ Shep Hyken, Ekspert i Shërbimit ndaj Klientit
Lexoni: Kompania juaj është aq e mirë sa procesi juaj i rekrutimit
- Kur ju keni kulturën e duhur të kompanisë, çdo gjë tjetër do të rrjedhë vetë
“Besimi ynë është se nëse keni kulturën e duhur brenda kompanisë, shumica e gjërave të tjera, si shërbimi i mirë ndaj konsumatorëve, ose ndërtimi i një marke afatgjatë, ose fuqizimi i punonjësve dhe konsumatorëve, do të ndodhë vetë.” ~ Tony Hsieh, Zappos
burimi: transcosmos
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.