Vendosen rregulla të ashpra për privatësinë në Facebook dhe Google nga legjislacioni i ri Europian - Business Magazine Albania

Vendosen rregulla të ashpra për privatësinë në Facebook dhe Google nga legjislacioni i ri Europian


Shërbimet si WhatsApp, Facebook Messenger dhe Gmail do të përballen me rregulla të ashpra kundër gjurmimit të përdoruesve pas miratimit të një direktive për Privatësinë ditën e djeshme nga Komisioni Europian.

Legjislacioni i ri do të forcojë të drejtat dhe privatësinë e qytetarëve Europian në shërbimet e komunikimit, e-mail-it dhe zanore të ofruara nga Facebook, Google dhe Microsoft.Përgjimi, skanimi dhe ruajtja e përmbajtjeve të përdoruesve pa dijeninë e tyre do të jetë rreptësisht e ndaluar, vetëm nëse përdoruesit kanë detyrime financiare apo ligjore. Kompanitë duhet të kërkojnë miratimin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrë që të përdorin të dhënat për reklamim.

“Propozimet tona do të risjellin besimin tek Tregu i Vetëm Dixhital që qytetarët tonë kanë nevojë. Ne duam të sigurojmë kofidencialitetin dhe privatësinë e komunikimeve elektronike,” tha zëvendës presidenti i iniciativës Tregu i Vetëm Dixhital Andrus Ansip.

Shumica e shërbimeve online fitojnë përmes reklamimit. Propozimet e Komisionit Europian aplikojnë disa rregullore për kompanitë në fjalë, të cilat deri para pak ditësh ishin të vlefshme vetëm për operatorët e telekomunikacionit.

Gjithashtu shfletuesit duhet të pyesin përdoruesit nëse duan të lejojnë website-et të vendosin “cookie” në shfletuesit e tyre të përdorura gjerësisht për të dërguar reklama të shënjestruara.

Ligjet e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi në 2018-tën, duhet të marrin dritën jeshile nga Parlamenti Europian.

burimi: Pc-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0