Sipërmarrësit e suksesshëm nuk e bëjnë kurrë këtë gabim - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit e suksesshëm nuk e bëjnë kurrë këtë gabim


Ruajtja e vizionit tuaj është e rëndësishme. Sidoqoftë është thelbësore që sipërmarrësit të dëgjojnë se për çfarë kanë nevojë konsumatorët e tyre.

Ju nuk mund t’i keni të gjitha përgjigjet kur sapo keni filluar, por të dëgjuarit e feedback-ut me siguri mund t’ju ndihmojë. Kjo ishte tema kryesore e cila u diskutua nga Sarah Kauss, CEO dhe themeluese e S’well dhe Ben Chestnut, CEO i Mailchimp në konferencën iConic të Mërkurën, një ngjarje e bashkëfinancuar nga CNBC.

Kompania e shisheve të ujit e drejtuar nga Sarah, me bazë në New York u zgjerua nga një markë me vlerë 10 milionë $ në një gjenerim prej 100 milionë $ të ardhurash vjetore në vetëm disa vite. Ajo vuri në dukje një pikë kyçe për kompaninë e saj, e cila erdhi si rezultat i një kërkese nga ana e një reviste për të përfshirë S’well në numrin e ardhshëm. Asaj iu kërkua që të prodhonte shishe me ngjyra të ndryshme për të realizuar fotografitë. Në atë kohë, kompania kishte vetëm një ngyrë por ajo e dinte se kompania duhej të zgjerohej.

Për Chestnut, bashkë-themeluesi i firmës për email marketing, takimi me klientët dhe dëgjimi i tyre ka qenë çelësi dhe do të ishte një gabim t’i injoroni ato.

Sipërmarrësit ndanë disa këshilla për startup-et e reja:

1. Mbani mend vizionin tuaj të hershëm

Shumica e sipërmarrësve e dinë se çfarë i bën produktet e tyre të veçanta kur ato fillojnë kompanitë e tyre, tha Chestnut. Megjithatë, gjatë fazës së rritjes shumë prej tyre e harrojnë vizionin. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së pavarësisë së kulturës së kompanisë, duke e përmendur atë si një nga arsyet pse ai nuk ka marrë para nga investitorë. Ai thotë se ata shpesh donin të formonin Mailchimp sipas vizionit të tyre dhe kjo thjesht nuk funksiononte për të.

2. Mos shpenzoni shumë para në hapësirat e zyrës

Të dy sipërmarrësit, Kauss dhe Chestnut i kanë filluar kompanitë e tyre në apartamentet e tyre para se të fillonin punësimin e më shumë punonjësve. “Ka shumë vende të bukura për të patur një takim,” tha Kauss. Me fjalë të tjera, mos shpenzoni para në hapësirën e zyrës, nëse nuk keni nevojë për të, tha ajo. Chestnut ra dakord, duke vënë në dukje se kompania e tij bëri diçka të ngjashme.

3. Mbështetuni tek bashkëshorti/tja juaj për mbështetje

Bilanci i punës dhe i jetës mund të funksionojë më mirë kur ju sjellni çështjet e punës në shtëpi. Duket ironike por Kauss punësoi bashkëshortin e saj, Judd Harner, në vitin 2016. Pikat e tij të forta janë dobësitë e saj. Burri i saj, i cili është CMO i S’well, është më i mirë në menaxhimin e operacioneve dhe zinxhirit të furnizimit, ndërsa Kausi qëndron pas pjesës krijuese. Natyrisht, puna me bashkëshortin tuaj ka sfidat e saj dhe nuk është për të gjithë, tha ajo. Ndërsa Chestnut thotë se thjesht duke folur me gruan e tij për çështjet në punë e përmirësoi jetën e tij si një sipërmarrës.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0