Zhaklina Rira. Intervistë me CEO-n e qendrës më të madhe të panaireve dhe eventeve, Expocity Albania

Zhaklina Rira. Intervistë me CEO-n e qendrës më të madhe të panaireve dhe eventeve, Expocity Albania


Gjatë kohës që realizuam takimin me Znj. Zhaklina Rira, poshtë zyrës së saj po zhvillohej eventi i rradhës i promovimit të modeleve të reja Jeep dhe Fiat në Shqipëri, ndaj gjatë kohës që zhvillonim bisedën, kishim një muzikë të lehtë në sfond, e cila ndjehej përtej dyerve. Arsyeja përse zgjodhëm të intervistonim Znj. Rira, ishte sepse kompania që ajo sot drejton është po aq e larmishme sa dhe karriera e saj. Një arkitekte, e cila për dhjetë vjet ka bërë drejtorin e marketingut në një prej kompanive më prestigjoze në vend dhe sot drejton qendrën më të madhe të panaireve dhe eventeve, Expocity Albania.

Ne e nisëm me pyetjen për atë që na bëri më shumë përshtypje:

1. Znj Rira, gjatë kohës që ju punoni, ka gjithmonë një event që ndodh poshtë në Expocity?

(Qesh) Po, Expocity Albania përveç se qendra më e pasur me panaire, synon të jetë me e gjallë për aktivitete argëtuese dhe promovuese. Hapësira moderne dhe luksoze e godinës të lejon të bësh nga eventet më të thjeshta deri tek ato më gala’ dhe shik.

2. Prej dhjetë vjetësh në marketing, megjithëse arkitekte, sot jeni CEO e një kompanie po aq prestigjoze. Cila është lidhja mes tyre?

Zhaku 06 - Copy

Arti. Është e pashmangshme lidhja me artin. Arkitektura është e lidhur drejtpërdrejtë me artin, marketingu pa fantazinë dhe kreativen do ishte i vdekur, kështu qe të dyja lidhen shumë bukur dhe bashkë dhe veç e veç me artin. Organizimi i eventeve në Expocity Albania është nga fillimi deri në fund një zinxhir marketingu, si në strategjinë e vetë kompanisë deri në produktin që ne i ofrojmë klientit, vetëm se mënyra me të cilën klientët tanë marketojnë është më e prekshme dhe kanë shansin t‘a bëjnë klientin të prekë nga afër produktet e tyre.

3. Pse panaire? Si e keni ju perceptimin për këtë treg?

Mendoj që dhe në Shqipëri ka ardhur koha, ashtu si në çdo vend të botës të organizohen panaire prestigjozë dhe profesionalë, në një standard të lartë dhe ne për këtë pjesë jemi të favorizuar. Sikurse dhe e përmenda, hapësira moderne prej 5000 m² dhe e ndriçuar në mënyrë fantastike, na lejon të kemi luksin të realizojmë ate që ne duam; jo vetëm kjo por është edhe mënyra e marketimit apo e organizimit të një stafi të dedikuar nga mëngjesi deri në darkë për realizimin e një eventi deri në detaj, që na bëjnë të ndihemi superior. Panairi nuk është dhe nuk mund të jetë një biznes dytësor, pra duke pasur një biznes aktual, paralelisht të realizosh dhe një tjetër. Kërkon një dedikim ndoshta dhe më të madh në kohë dhe në financim. Prandaj, dhe ne kemi krijuar një strukturë me profesionistë të fushës të cilët janë bërë pjesë e stafit tonë.

4. Cili është vizioni juaj?

Ne synojmë të jemi fytyra e Europës në Shqipëri dhe fytyra e Shqipërisë në Europë; kjo në një periudhë 1-2 vjet, pasi për një pesëvjeçar mendojmë dhe më gjerë. Nuk mund të kufizohemi vetëm në tregun vendas, sepse do ishte shumë pak për ambicjet tona.

 

ekspocity-panair-businessmag-zhaklina-rira-reklama

5. Panairi i rradhës, Mediterran Food and Drink Festval, paraqet një tematikë shumë të prekshme për vizitorët dhe njëkohësisht mjaft interesante. Si ju lindi kjo ide?

Tematika është vërtet e bukur. Tetori – Nëntori janë sezoni kur zhvillohen të tilla panaire kudo në botë, kjo dhe për shkak të sezonit. Pavarësisht se shpesh në vendin tonë është realizuar para Vitit të ri, ku vizitorët mund të blejnë me ulje, për ne qëllimi nuk është ky, por të prezantojmë në tregun vendas të gjitha prodhimet për të cilat falë kohës së ngrohtë në Shqipëri, jemi të favorizuar. Para se të organizojmë një panair ne realizojmë gjithmonë një studim tregu, në vend ashtu dhe jashtë. Aktualisht, në tetor sapo u mbyll panairi më i madh i ushqimit dhe pijeve Anuga, në Këln të Gjermanisë, me datat e të cilit ne nuk mund të mbivendoseshim, pasi është e qartë që kompanitë prestigjoze e vizitojnë.

IMG_7325

6. Çfarë produktesh do të gjejnë vizitorët në këtë panair? Cilat do të jenë kompanitë pjesëmarrëse?

Ne kemi ftuar nga elementet më fin të gatimit, si erëzat, konservat e marinuara, pijet e ngrohta si kafeja, lëngje frutash, për të arritur deri tek proshuta italiane, parmixhiano dhe verat më me emër italiane dhe franceze. Emrat e kompanive pjesëmarrëse janë të dëgjuara tashmë në treg: si për shembull Conad, një ndër supermarketet më prestigjoze Italiane, Bonaparte me verën franceze, Agna me Fructal, Eco Market, e cila do sjellë të gjithë gamën e produkteve të saj, Vera Alehandro, pija energjike Hub dhe shumë të tjera, të cilat do të doja t’i lija për t’i zbuluar vetë nga afër.

7. A do ketë çmime më të mira? Të gjithë duan ta dëgjojnë këtë. Çfarë do e bëjë të veçantë këtë panair?

Kur jemi në një panair, nuk flasim vetëm për çmime më të mira, por dhe produkte dhuratë. Shpesh kompanitë ekspozuese dëshirojnë që vizitorët të provojnë produktet e tyre, qëllim të cilin e arrijnë duke ju bërë ti provoni dhe duke bërë dhurata, në mënyrë që t’ju pëlqejë dhe nesër në supermarket ju të zgjidhni produktet e tyre. I gjithë organizimi në fakt është i veçantë: paralelisht me panairin secila nga kompanitë do të bëjnë “show” të vërtetë me gatimet e tyre: italiane, degustime të verërave franceze si dhe ëmbëlsira braziliane. Por, argëtimi fillon që jashtë: përballë panairit, ne kemi krijuar një hapësirë gjigande: një park lojërash i vërtetë, i cili do të krijojë një atmosferë fanatastike në eventin tonë. Ky panair ka për qëllim jo vetëm t’ju bëjë t’ju shkojë goja lëng por dhe t’ju argëtojë.

8. Cilat janë datat e panairit dhe cilët janë të ftuar?

Panairi fillon në 12 nëntor dhe përfundon në 15 Nëntor. Janë të ftuar të gjithë, familjarët si dhe biznesmenët, të cilat duan bashkëpunime të ndryshme, të gjithë ata që pëlqejnë të degustojnë verën, apo kanë dhe thjesht dëshirë të bëhen pjesë e një show të gatimit të një pjate të kripur apo të ëmbël.

9. Dhe pas Mediterran, çfarë do ndodhë në Expocity?

KAM_3595

Epo në dhjetor kemi festa dhe dhurata. Panairi ynë i rradhës është ai i dhuratave dhe dekorit. Do zbukurojmë Expocity dhe do ju japim dhe juve ide të tilla, por do preferoja të mos flisja shumë për këtë pasi jo vetëm në 2015-ën, por në të gjithë 2016-ën e kemi të mbushur plot me aktivitete dhe jo pak por 13 panaire, të cilave po t’u shtojmë dhe 8-10 aktivitete të natyrave të ndryshme besojmë se do ndikojmë ndjeshëm në frymën e të bërit biznes në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0