Zhaklina Rira: bëje ëndrrën profesion dhe bëje herët - Business Magazine Albania

Zhaklina Rira: bëje ëndrrën profesion dhe bëje herët

Nëse e takon Zhaklinën e kë të vështirë të kuptosh, është një artiste, sipërmarrrëse, lektore apo arkitekte. Pas një bisede dhe një interviste, kupton se ajo është produkt i shumë studimeve, zhvillimit të shumë pasioneve dhe një pune intensive në drejtim sipërmarrjesh, zhvillim sipërmarrjesh. Si e ka prekur Covid fushën e investimeve, konsulencën dhe zhvillimin e sipërmarrjeve? Për Zhaklinën, përshtatja dhe evoluimi, janë jetike në sipërmarrje, veçanërisht në kohë tranzicionesh të mëdha siç është pandemia e Covid.

Intervistë me Zhakina Rira, themeluese dhe drejtuese e WAW Investment

Cilat janë sfidat e tua në sipërmarrje sot? Sa është prekur aktiviteti juaj nga Covid?

Jemi në një situatë që besoj çdo biznes ka ngadalësuar ndjeshëm ritmin. Nëse më parë ishim duke lundruar në det, tani jemi duke lundruar në vaj, ose një lëng që se di çfarë emri do kishte, pasi për të gjithë ne mbetet akoma i panjohur.

E panjohura ishte problemi ynë më i madh, sepse nuk dinim deri kur, nuk dinim afate kur do i ktheheshim normalitetit dhe deri kur do i linim në pritje investimet apo partneritet e mundshme. Ndërkohë që real estate-i për ne nuk e ndjeu njësoj si fushat e tjera. Ata që ishin të interesuar për të blerë një apartament, nuk ju ra interesi, ishin njësoj të interesuar dhe rutina a të marrit informacion nuk ndryshoi, vetëm finalizimet e kontratave u realizuan pas karantinimit. Fakti që kemi finalizuar kontrata dhe në bregdet, tregoi që jo vetëm shtëpinë e parë, por dhe për shtëpinë e dytë, nuk kishte stepje të tregut.

Të punuarit nga shtëpia kishtë gjithashtu problemet e veta. Rutina jonë është shumë intensive, energjike, komunikimet në grup, por mungonte atmosfera e punës, sepse duhej të kalonim nga një videocall në tjetrën, shumë material dhe dokumenta i kishim në zyrë dhe kjo na e vështirësonte proceset.

Në WAW Investment morëm masa që në hapat e parë për kujdesin e shëndetit të stafit dhe klientëve, jo vetëm me maska, dezinfektimin e rregullt të zyrave dhe me alternimin e stafit. Duke qenë se kompania jonë operon në Kosovë dhe në Shqipëri sistemet e brendshme të komunikimit online i kishim të zhvilluara, por kaq nuk mjaftoi. Duhej të kthenim të gjithë vëmendjen nga takimet fizike në “takime online” sidomos gjatë periudhës së karantinimit të plotë.

Cilat janë gjetjet më të rëndësishme që po aplikoni për t’iu përshtatur apo mbijetuar në treg?

Ne kemi pasur vëmendje të veçantë në marketingun virtual, por kjo periudhë na bëri të ndalonim një periudhë kohe dhe të mendonim: si mund të ishim më mirë në këtë drejtim. Sfiduam veten për të sjellë diçka ndryshe dhe në vend që të marketonim asetet tona, vendosëm të ishim të vërtetë: Marketimin e aseteve e zëvendësuam me video, ku secili nga ne tregonte të gjitha mundësitë që ofronte tregu në atë moment dhe në veçanti mundësitë që ofronim ne. Nuk ishte më thjesht shitje, ishte të qenit të vërtetë.

Por, për të qenë një hap para, nuk mjaftoi vetëm mënyra e komunikimt. Ndaj, duke qenë se kishim më shumë kohë të mbyllur, zhvilluam një web tepër interaktiv dhe dy produkte të reja, “WAW Elite”, i cili është një shërbim luksi VIP në Real Estate, duke filluar nga Body Guards për klientët që kërkojnë një siguri të veçantë, deri tek limuzina apo helikopteri, për dikë që nuk ka kohë dhe “WAW Business”, i cili është një shërbim i dedikuar bizneseve që duan të shtrihen në rajon dhe për to janë akoma tregje të panjohura, duke shkrirë në një paketë kërkimin e tregut me gjetjen e zyrave qëndrore apo pikave të shtrirjes. “Këto shërbime pakete, sot për sot në tregun vendas i ofrojmë vetëm ne dhe jemi të bindur që do të na diferencojnë në treg.

Unë i përkas një brezi, i cili përjetoi fuqishëm kalimin nga marketing offline në marketingun online. A ishim ne të përgatitur? Jo! A kishim ne një strategji marketing online atëherë kur as nuk e dinim që ekzistonte? Jo! Dhe në këtë moment mësuam rrugës, mësuam jo vetem si të mbijetojmë, por dhe si të zhvillohemi gjatë rrugës dhë me ritme të shpejta, për të qenë gati kur t’i rikthehemi normalitetit.

Metodat e reja që po përdorim janë si përshtatja e ligjeve të Newtonit me të Anjshtanjit. Nuk ishin zëvendësuese, por plotësuese (megjithëse në rastin tonë, jo për një zbulim), por na duhet një mënyrë e re e të kuptuarit dhe të menduarit të situatës, që po kalojmë për ta përkthyer atë në diçka pozitive. Kur ti e pranon dhe e përthith atë mënyrë të re të të menduarit, ti zbulon që ndoshta mund të hapen metoda dhe rrugë të reja drejt biznesit që as nuk i kishim ditur më parë që kishin ekzistuar.

Sa kohë keni në sipërmarrje dhe çfarë ju motivon për të ecur përpara?

Kam rreth 12 vjet që jam në drejtimin e biznesit, por ato të themeluara nga unë kanë filluar në vitin 2017. Pra, rreth 3 vjet. Mund të them me bindje që kemi rritur disa bebe, të cilat kur janë rrezuar nuk u kemi dhënë thjesht dorën për t’u ngritur, por i kemi vënë pranë zemrës dhe u kemi dhënë forcë për të ecur. Është një punë e bërë me shumë dashuri dhe përkushtim, është vendosur një marrëdhënie shumë e afërt me klientët tanë, të cilët përveçse klientë, tani janë dhe miq për ne, por njëkohësisht janë dhe referenca dhe pasqyra më e mirë e shërbimit tonë. Si të rinj në treg, kemi qenë të pregatitur që do kishim periudha të suksesshme dhe të vështira. Jemi tashmë në dy shtete. Kur këta klientë na shkruajnë duke shprehur me sinqeritet se sa janë habitur nga përkushtimi ynë, vëmendja, koha që u përkushtohemi për t’i njohur dhe për të kuptuar, në shpesh çuditemi dhe ndalojmë dhe pyesim njëri-tjetrin, por dhe klienti: Pse nuk është kjo që bën çdo kompani? Dhe çuditemi kur marrim përgjigje: Jo! Jo me kaq përkushtim dhe duke marrë kaq shumë kohë dhe vëmendje. Dhe jo vetëm. Këtë e dëgjoj dhe nga partnerët tanë, mikeshat familja. Kjo më bën të kuptoj dhe besoj, që kemi vendosur themele të forta dhe kjo me motivon në biznes, por ky është vetëm një aspekt. Çdo fazë në biznes dhe në profesion ka surprisa, ka emocion, ka zhvillim, sfida, ashtu sikurse dhe jeta, kjo është ajo që më motivon dhe dua ta shijoj në çdo moment, duke marrë, por dhe duke dhënë.

Si e shikoni sipërmarrjen dhe kombinimin e saj më trajnime. Së fundi po merreni edhe me trajnime. Po ofroni aty njohuritë tuaja të formimit profesional, apo edhe pervoja te fituara nga puna?

Të rejat qenkan pa fund. Ne momentin që ti thua, tani kam arritur diku dhe mos ndoshta është momenti të ngadalësoj pak hapin, kur: Bam! Del diçka shumë më emocionuese, shumë më pasionante që të tërheq kaq shumë si magnet dhe jo vetem i thua po, por jep një copëz tënden aty. Të ndaja eksperiencën time, nëpërmjet mentorimit, trajnimeve dhe konsultimeve, erdhi kaq natyrshëm dhe kaq pozitive sa që një moment nuk e di nëse po e bëja për të fituar, apo sepse kjo më bënte të lumtur profesionalisht. Dhe zbulova rrugës që ishte kjo e fundit. Kisha dhënë trajnime më parë, stafit tim, kolegëve të mi, gjithmone kur bëja ndonje specializim që më godiste, apo lexoja një libër biznesi që më plotësonte dhe më zhvillonte të menduarit, isha e paduruar për ta ndarë me kolegë dhe mikeshat e mia dhe kjo mendoj është arsyeja pse sot ndihem sikur po ndaj aspekte të ndryshme të biznesit, ato çfarë më kanë rritur profesionalisht, që nga momenti fillestar, kur numëroja zerot, deri tek dita që zhvilloja dhe implementoja biznese dhe plane strategjike.

Rreth 95% e trajnimeve të mia nuk janë mbi bazë formimi profesional, megjithëse mund të them me bindje që studimet dhe librat që lexoj kanë një influencë të fortë në formimin tim dhe besoj këtë e transmetoj. Por një ndër universitetet e mia është arkitektura, pavarësisht se më pas u zhvillova në binzes, në universitete si Francë, Austri. Por, përjetimi i binzesit në Gjermani dhe Izrael, Britani dhe rreth 20 vjet në biznes në Shqipëri, pa diskutim ajo që ndaj është nga eksperienca.

Dhe këtë e kupton kur sheh që në klasën time nuk ka student, por jemi 5-8 biznese që zhvillohemi nga të vegjël në të mëdhenj, që konkurrojmë me njëri-tjetrin, shesim, bëjmë partnerite. Një mikro treg, brenda një klase, një laborator biznesi, ku thuren ëndrra, të cilat përkthehen në biznesplane.

Çfarë mesazhi keni për të rinjtë në Shqipëri?

Ka kaq shumë klishe suksesi, shumë prej të cilave më pëlqejnë, por do doja të thoja atë çfarë une kam mësuar. Kur isha në gjimnaz doja të bëhesha gjithçka: shkrimtare, piktore, regjizore, kryeredaktore gazetare, arkitekte, etj. etj dhe fillova të vrapoja t’i bëja të gjitha këto. Konkurroja në çdo konkurs pikture poezie, zhvilloja teatër, krijova gazetë dhe shumë më thonin: nuk je e shpërndarë? Ti nuk  mund të bëhesh gjithçka. Dhe në fakt, ndërkohë që studioja arkitekturë, punova në radio, lexoja dhe punoja në marketing, pikturoja, shkruaja artikuj në gazata. Në fakt unë mësoja dhe mund të them me bindje që i bëra të gjitha, ndoshta dhe më shumë.

Asgjë më shumë se sa filloni ta bëni ëndrrën profesion që në gjimnaz. Sa më herët të jetë e mundur. Sot mundësitë janë të pafundme. Vendosu në rol, vishu me sjelljen e personit që dëshiron të bëhesh, jo pasi të përfundosh universitetin, por 5 vjet para se të fillosh universitetin. Nuk ka rëndësi sa shumë pasione janë, apo sa e çmendur është ideja jote. Nuk ka rëndësi sa absurd mund t’u duket të tjerëve. Mos u bëj delja e botës së civilizuar, por ji i vërtetë në atë çfarë do!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0