Zbuloni shërbimet e reja për subjektet akomoduese në E-Albania


Sezoni turistik po afron! A e dini se në portalin e-Albania janë shtuar së fundmi 9 shërbime të reja elektronike që iu vijnë në ndihmë subjekteve akomoduese që duan të ushtrojnë aktivitetin në ofrimin e kapaciteteve hotelerike, fjetjeje, ushqimi dhe kurative?

e-Shërbimet e reja kanë të bëjnë me aplikimet për certifikim/vlerësim nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS). Përfitues të aplikimit janë subjektet që zotërojnë apo administrojnë hotele, bujtina, kampingje, resort, qendra kurative, motele, si dhe fjetina dhe për secilin nga shërbimet nuk kërkohet ngarkim dokumentacioni.

Në portalin unik qeveritar e-Albania, secili prej shërbimeve ofrohet më vete dhe çdo i interesuar duke u regjistruar/identifikuar mund të përfundojë aplikimin dhe plotësimin e formularëve që kërkohen për të cilët përgjigjja vjen në një afat maksimal 1 muaj.

Paketa e shërbimeve në fjalë përbën një hap më tej në pasurimin e menusë së portalit për biznesin, pasi aplikimet për certifikim janë detyrim ligjor për subjektet sipas ligjit “Për Turizmin”. Ky ligj detyron MZHETTS-in që të krijojë “Regjistrin Qendror të Turizmit” ku raportohen për qëllime statistikore aktivitetet, fluksi, statusi dhe kapaciteti i sipërmarrjeve turistike. Për këtë arsye aplikimi online që ofrohet në e-Albania është zgjidhje optimale për biznesin që kursen kohë dhe redukton praktikën burokratike, por edhe për institucionet që ofrojnë një shërbim cilësor kundrejt përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe objektivave statistikorë.

e-AlbaniaSi të aplikoni për të marrë pjesë në aktivitete jashtë dhe brenda Shqipërisë

Për sektorin e turizmit në portalin e-Albania, funksionon edhe shërbimi “Kërkesë për pjesëmarrje në aktivitete” përmes së cilit subjektet turistike të liçencuara brenda Republikës së Shqipërisë, aplikojnë për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të tipit panaire, evente, etj. brenda ose jashtë vendit.

Me këtë paketë, portali e-albania bëhet pjesë e përmirësimit të shërbimeve publike në një sektor si turizmi që konsiderohet ndër kryesorët për ekonominë shqiptare. Disponibiliteti i e-Albania është 99%, 24/7 dhe për çdo pyetje apo paqartësi suporti teknik është në dispozicion online.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale