Mbi 100 të rinj nga Diaspora në udhëtim për të zbuluar rrënjët shqiptare - Business Magazine Albania

Mbi 100 të rinj nga Diaspora në udhëtim për të zbuluar rrënjët shqiptare

Mbi 100 të rinj nga Diaspora në udhëtim për të zbuluar rrënjët shqiptare

Mbi 100 të rinj nga diaspora do të nisin udhëtimin e tyre në vendet tona amë përmes programit OriginAL gjatë vitit 2024. Grupi i parë i të rinjve, të moshës 18 deri 24 vjeç, do të nisë aventurën e tij më 31 maj nga Prishtina dhe do ta përmbyllë në Tiranë pas dy javësh, me vizita në vende me rëndësi historike dhe kulturore, takime me protagonistë ngjarjesh dhe personazhe nga jeta e përditshme e qyteteve shqiptare.

Grupet e dyta dhe të treta për vitin 2024 priten të vijnë në atdhe në korrik dhe tetor, përkatësisht. OriginAL këtë vit sjell të rinj të diasporës nga mbi 25 shtete të botës, me origjinë nga të gjitha trevat shqiptare. Këta të rinj do të kenë mundësinë të zbulojnë rrënjët, të lidhen me kulturën e tonë dhe të forcojnë ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe solidaritetit me bashkëatdhetarët e tyre.

Lexo edhe: Shpallen veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”

OriginAL është program i themeluar nga GERMIN dhe Fondacioni Global i Shqiptar (GAF), i cili ofro përvoja edukative dhe kulturore për të rinjtë e diasporës shqiptare, me qëllim që t’i frymëzojë ata të jenë pjesë e një komuniteti global shqiptarësh të lidhur me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera amë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0