“South Outdoor Festival” rikthehet sërish këtë verë në fshatin turistik të Borshit - Business Magazine Albania

“South Outdoor Festival” rikthehet sërish këtë verë në fshatin turistik të Borshit

Fshati turistik i Borshit, në jug të Shqipërisë, është përsëri mikpritës i “South Outdoor Festival”, një ngjarje e rëndësishme që promovon turizmin dhe traditën, ndërsa mbështet ekonominë lokale.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga “South Outdoor Festival” në Borsh, tashmë i njohur si simbol i fillimit të sezonit veror. Ky festival bashkon turistë shqiptarë dhe të huaj përmes artit, muzikës, traditës, sporteve dhe natyrës së mrekullueshme të Jugut.

“Super festivali South Outdoor rikthehet për ta shndërruar bregdetin e jugut në një destinacion të preferuar dhe plot energji për vizitorët nga mbarë bota, të apasionuar pas natyrës, muzikës, aventurës dhe ekoturizmit,” shkroi Rama.

Festivali do të zhvillohet nga data 23 deri më 28 maj, duke krijuar një atmosferë të shumëpritur me praninë e mijëra të rinjve, vizitorëve vendas dhe të huaj, si një shenjë e mirë për sezonin e ardhshëm veror.

Duke u bërë tashmë një traditë, “South Outdoor Festival” synon të promovojë turizmin e qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në fshatrat e bregdetit jonian. Me një kombinim të turizmit detar, traditës dhe aventurës, turistët vendas dhe të huaj kanë shndërruar jugun e Shqipërisë në një skenë festimesh dhe argëtimi. southoutdoor

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0