YouTube ofron filma pa pagesë, por me reklama - Business Magazine Albania

YouTube ofron filma pa pagesë, por me reklama


AdAge ka konfirmuar se platforma video është duke shtuar filma falas, por me reklama në seksionin e saj “Movies & Shows”. Pothuajse koleksioni me 100 filma kryesisht sillet rreth filmave të vjetra, klasikë të cilët tashmë i kanë bërë paratë e tyre, siç është Legally Blonde, Agent Cody Banks dhe Terminator. Megjithatë, studiot mund të grumbullojnë disa të ardhura nga reklamat nga njerëzit që dëshirojnë të shohin një film klasik gjatë një pasdite të përgjumur. Për momentin, zgjedhja është e kufizuar në 100 filma, një përzgjedhje që do të zgjerohet në vazhdimësi.

Lexoni: 17 kanale në YouTube që adhuruesit e makinave duhet t’i konsiderojnë

Sipas AdAge, platforma video filloi të publikojë filma në Tetor me një kategori “Pa pagesë për të parë” në sektorin e filmit, ku përdoruesit kanë blerë tradicionalisht ose kanë marrë filma me qera. Filmat vijnë me ndërprerje komerciale, me reklama që shfaqen në intervale të rregullta.

Drejtori i menaxhimit të produkteve të kompanisë Rohit Dhawan ka thënë për AdAge se kompania pa një mundësi për konsumatorët dhe reklamuesit dhe vë në dukje se mund të ketë një mënyrë që reklamuesit të “sponsorizojnë” filma ose të shfaqen ekskluzivisht.

Përpjekja e YouTube në këtë fushë ka kuptim, pasi vërehet që çdo ditë e më shumë, njerëzit po hyjnë në YouTube nga TV-të e tyre smart dhe shpërndarja e filmave pa pagesë mbështetur nga reklamat mund të jetë një audiencë e re e madhe për rrjetin e gjerë të reklamave të faqes.

Kjo është një mënyrë joshëse për reklamuesit, pasi shumë kompani ngurrojnë të shfaqin reklama, veçanërisht pas incidenteve ku reklamat ishin të lidhura me mesazhe urrejtje. Kjo do t’u japë kompanive një vend të sigurtë për të reklamuar, që mund të pasqyrojnë mjaft mirë markat e tyre.

burimi: engadget

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0