Youtube konkurron me Tik Tok, përdoruesit do të marrin para nga “Shorts” - Business Magazine Albania

Youtube konkurron me Tik Tok, përdoruesit do të marrin para nga “Shorts”

Beteja e videove të postuara në platformat online ka marrë një hov të ri. Youtube ka lajmëruar se do të paguajë për Shorts. Shorts janë kundërpërgjigjia e Youtube ndaj Tik Tok. Ato janë video të shkurtra në format vertikal që shfaqen në krye të platformës dhe mund të shfletohen me shpejtësi nga celulari.Kriteret për të marrë para nga Youtube Shorts është të paturit 4000 orë shikime në kanalin tuaj në videot e zakonshme ose 10 milionë shikime në Shorts gjatë 90 ditëve të fundit. Me plotësimin e njërit prej kushteve, një Creator mund të bëhet pjesë e Youtube Partner Programme që do t’i paguajë në bazë të reklamave që shtohen në videot e tyre.

Tik Tok, aplikacioni më i përdorur aktualisht, i cili ka trembur të gjithë konkurrentët e tij, ka një Creator Fund me anë të të cilit paguan përdoruesit e tij. Kjo do të thotë se përveç pagesave që ata marrin nga bashkëpunimet e ndryshme me të cilat postojnë video, paguhen edhe nga vetë platforma.

Lexo: A ju jep vërtet energji kafeja?

Platforma sociale ka gjithashtu kushtet e saj për pagesat: nevojiten 10 mijë ndjekës dhe të paktën 10.000 shikime reale të videove në 30 ditët e fundit. Sipas disa raportimeve, pagesat variojnë nga 20-40 dollarë për çdo 1 milion shikime.

Përdoruesit mund të tërheqin pagesat e tyre nga fondi vetëm nëse kanë arritur të gjenerojnë të paktën 10 dollarë, pra nevojiten rreth gjysmë milion shikime për të marrë para.

Me shtimin e Youtube Shorts si burim të ardhurash për përdoruesit, duket se këta të fundit do mund të shfrytëzojnë të gjitha platformat e tyre sociale për të rritur fitimet.

time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0