Planeti ka humbur mesatarisht 70% të popullsisë së tij të kafsheve te egra në 50 vitet e fundit, sipas një raporti nga Fondi Botëror për Natyrën ( WWF ). Midis viteve 1970 dhe 2018, mesatarisht 69% e specieve të egra, peshqit, zogjtë, gjitarët, amfibët dhe zvarranikët humbën.
Shkatërrimi i mjedisit natyror, veçanërisht për zhvillimin e bujqësisë, mbetet shkaku kryesor ku më pas vjen mbishfrytëzimi dhe gjuetia pa leje. Ndryshimet klimatike janë po ashtu një faktori rëndësishëm, ndërsa pasohet nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe përhapja njerëzore e specieve pushtuese.
Raporti është “një alarm i kuq për planetin dhe rrjedhimisht për njerëzimin,” ka ngritur shqetësim Marco Lambertini, drejtori i përgjithshëm i WWF ndërsa shton se “në një kohë kur ne po fillojmë të kuptojmë vërtet se ekosistemet e qëndrueshme, biodiversiteti i pasur dhe stabiliteti klimatik janë elementë të nevojshëm për të pasur një të ardhme me prosperitet, barazi dhe siguri më të madhe, veçanërisht për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre nga ana e tyre”.
Lexo: Rusia e fut ‘Facebook’ në listën e organizatave terroriste
Ndërsa Konferenca Ndërkombëtare COP15 për Biodiversitetin po afrohet (dhjetor në Montreal), WWF u bën thirrje qeverive të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit për të miratuar një qëllim ambicioz global për të shpëtuar kafshët e egra.
Për të ndryshuar kurbën e humbjes së biodiversiteti dhe “zbutur” ndryshimet klimatike, ËËF bën thirrje për rritjen e përpjekjeve për ruajtjen dhe restaurimin, prodhimin dhe konsumimin e ushqimit më të qëndrueshëm dhe reduktimin e emetimeve të karbonit për të gjithë sektorët e ekonomisë.
Po ashtu WWF u bën thirrje kombeve të pasura të ofrojnë mbështetje financiare për mbrojtjen e mjedisit.cnn
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.