Work & Study  panairi që po bën bashkë punën dhe shkollën

Work & Study panairi që po bën bashkë punën dhe shkollën


Mbi 50 kompani vendase marrin pjesë në panairin Work &Study, që po mbahet në Tiranë për tre ditë.

Panairi i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës e Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Muzeun Kombëtar shënon edicionin e 10-të të tij.

Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, vlerësoi kompanitë dhe bashkëpunëtorët që janë bërë pjesë e iniciativës së Dhomës së Tregtisë dhe institucionet shtetërore që  bashkëpunuan për këtë event. Ky panair synon ofrimin e vendeve të punës kryesisht në sektorin privat.

Lexo: Panairi i 3-të i Turizmit Ndërkombëtar në ExpoCity

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të rinjtë që të vizitojnë stendat e panairit, duke theksuar se janë rreth 3500 vende pune që ofrohen nga kompanitë, për të filluar kështu një rrugëtim të ri në karrierë.

Krahas kompanive në panair, marrin pjesë 15 Universitete, Shkolla të Larta dhe Shkolla të Formimit Profesional, të cilat prezantojnë platformat e tyre të studimeve dhe të formimit. Prej këtij viti, universitetet nuk po zhvillojnë prezantimet e platformave të tyre nëpër shkolla.

Zv. Ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu ftoi të rinjtë të bëhen pjesë integrale e shoqërisë me mundësi të mëdha studimi dhe punësimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0