WhatsApp së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë biseda të reja në grup pa pasur nevojë t’i emërtojnë ato, ka njoftuar CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.
Grupeve pa emër do t’u jepet një emër i krijuar automatikisht bazuar në pjesëmarrësit e tyre.
Sipas TechCrunch, grupet e pa emërtuara do të limitohen me gjashtë pjesëmarrës, në vend të atyre me mijëra që mund t’iu bashkohen normalisht një grupi në WhatsApp.

Veçoria e re në WhatsApp po lansohet globalisht për përdoruesit gjatë ditëve të ardhshme në iOS, Android, ueb dhe macOS
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto