Warren Buffett tregon librin që i ndryshoi jetën dhe e ktheu atë në një miliarder - Business Magazine Albania

Warren Buffett tregon librin që i ndryshoi jetën dhe e ktheu atë në një miliarder


Warren Buffett filloi të lexonte libra rreth investimit kur ai ishte vetëm 7 – 8 vjeç. Babai i tij kishte në pronësi një dyqan të vogël investimesh dhe Buffett shpesh lexonte librat që gjendeshin në zyrë.

Kur ishte 11 vjeç, Buffett shkonte në bibliotekën publike lokale në Omaha dhe lexonte çdo libër që mund të gjente në lidhje me këtë temë.

Një libër në veçanti ishte ai që bënte diferencën mes të tjerash. Miliarderi tani thotë se “Investitori Inteligjent (The Intelligent Investor) ndryshoi jetën e tij. Manuali i investimit është shkruar nga një ish-profesor i shkollës Columbia Business, Benjamin Graham, i cili u botua më 1949.

E dija se çfarë mendonin të gjithë, por ajo që shkruante Graham kishte kuptim“, thotë Buffett, duke folur në një event të kohëve të fundit në Facebook të transmetuar nga Universiteti i Kolumbisë dhe i moderuar nga Charlie Rose.

Sapo kisha marrë këtë libër në një librari në Lincoln, Nebraska,” thotë ai, duke vënë në dukje se ai ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë.

Në libër, Graham detajon filozofinë e tij të “vlerës së investimit”, apo blerjen e aksioneve kur ato janë nënvlerë dhe i mban ato për një periudhë të gjatë kohore. Kjo më vonë do të bëhej një shenjë dalluese e strategjisë së investimeve të Buffett.

Investimi inteligjent është më shumë një çështje e qasjes mendore sesa ajo e teknikës“, shkruan Graham. “Një përqasje e shëndoshë mentale ndaj luhatjeve të stokut të aksioneve është gur themeli i të gjitha investimeve të suksesshme në kushtet e sotme.

Në të vërtetë, Buffett, tani president dhe CEO i Berkshire Hathaway, thotë se ajo që e bën atë një investitor të mirë është edhe temperamenti i tij.

Unë me siguri nuk do të isha futbollist profesionit,” thotë Buffett me një buzëqeshje. “Ishte një çështje për të zhdukur të gjitha paaftësitë e tjera dhe të bëhesha i zoti vetëm në një gjë.

https://www.facebook.com/BillGates/videos/10154249999681961/

 

 

burimi: cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0