Vrapi mund të lehtësojë depresionin po aq sa mjekimi - Business Magazine Albania

Vrapi mund të lehtësojë depresionin po aq sa mjekimi

Universiteti Vrije në Amsterdam ka bërë një studim të ri, e cila krahasoi efektet e antidepresantëve dhe vrapimit në ankthin, depresionin dhe shëndetin e përgjithshëm gjatë një periudhe 16-javore.

Studimi përfshiu 141 pacientë që kishin depresion dhe/ose ankth. Atyre iu dha mundësia të zgjidhnin të merrnin antidepresantë SSRI (frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës) ose të merrnin pjesë në terapi vrapimi të bazuar në grup për një periudhë 16-javore, sipas një njoftimi për shtyp nga universiteti.Shumica e pacientëve, ku vetëm 96 prej tyre zgjodhën vrapimin, ndërsa 45 zgjodhën ilaqet kundër depresionit.

Për sa i përket shëndetit fizik, vrapimi tregoi përmirësime, ndërsa ilaqet kundër depresionit patën një ndikim paksa negativ.

Një pengesë e vrapimit ishte se kishte një shkallë shumë më të lartë të braktisjes, zbuloi studimi.

“Ky studim u dha njerëzve në ankth dhe depresion një zgjedhje në jetën reale, ilaçe apo ushtrime. Është interesante se shumica zgjodhën ushtrimet, gjë që bëri që numri në grupin e vrapimit të ishte më i madh se në grupin e ilaçeve”, tha studiuesja kryesore Brenda Penninx.

Grupi i antidepresantëve mori ilaçin Escitalopram, i cili përdoret për trajtimin e depresionit dhe çrregullimit të ankthit të përgjithësuar. Grupi i vrapimit mori pjesë në dy deri në tre seanca grupore “të mbikëqyrura nga afër” 45-minutëshe në javë.

Edhe pse më shumë njerëz zgjodhën terapinë e vrapimit, vetëm 52% e tyre i përmbaheshin rutinës së stërvitjes – ndërsa 82% e grupit të antidepresantëve iu përmbajtën ilaçeve të tyre, thuhet në njoftim.

Në fund të periudhës 16-javore, rreth 44% e njerëzve në të dy grupet treguan përmirësime në simptomat e depresionit dhe ankthit.

Ilaqet kundër depresionit janë “përgjithësisht të sigurt dhe efektiv” për shumicën e njerëzve, tha Penninx – megjithëse ato kanë efekte anësore të mundshme për disa njerëz, dhe nëse dëshironi të ulni dozën e antidepresantëve patjetër duhet të konsultoheni me doktorin tuaj, shtoi ajo.

“Gjetjet e studimit sugjerojnë se terapia e ushtrimeve mund të jetë një zgjedhje e mirë – dhe ndoshta edhe më e mirë – për disa pacientë. Megjithatë, stërvitja nuk duhet të konsiderohet si një “ilaç mrekulli”, pasi që ka ndikim të ndryshëm te individët”, tha Penninx.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0