Adoleshentët sot po vuajnë më shumë nga vetmia dhe ankthi social. Konstatimi vjen nga psikologët e qendrave shëndetësore të cilët, nga vizitat e ushtruara, shohin se rrjetet sociale më së shumti po rrisin ankthin dhe depresionit tek ata.
“Adoleshentët kanë shumë presion nga shkolla dhe rrjetet sociale dhe ky presion i bën ata të kërkojnë më shumë se sa kanë prindërit për t‘u ofruar. Kjo çon në ankth dhe depresion, probleme me imazhin ndaj vetes dhe e gjithë kjo problematikë po vjen nga rrjetet sociale”, u shpreh psikologia Albana Xhemali
Komunikimi më adoleshentët po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të vetë izolimit dhe ngjarjet që ata prodhojnë duke u vetë dëmtuar vijnë si rrufe, thotë psikologia
“Në rastin e depresionit bipolar janë gjithë kohës të qeshur, euforikë dhe vetëm në një moment familja mund të kuptojë kur mund të ketë pirë ilaçe apo kur mund të kryejë vetëvrasje. Adoleshentët nuk kanë dëshirë të vijnë në terapi. Janë shumë të mbyllur, flasin pak. Është fat kur një adoleshent të vjen në terapi”, shprehet Xhemali.
I vështirë është edhe komunikimi me prindërit
“Prindërit thonë që mundohen t’i kuptojnë, por e kanë pak të vështirë që t’i qëndrojnë pranë. Shpesh shqetësimet që ata kanë i konsiderojnë teka të fëmijëve, ndërkohë që problem është më i madh se sa duket. Psikologu ka për detyrë të tregojë rrugët e komunikimit”, theksoi Xhemali.
Vetmia po klasifikohet si epidemia e adoleshentëve në të gjitha studimet e fundit, ndaj mjekët bëjnë të kalohet sa më shumë kohë me ta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.