Vendosen në dispozicion sportele këshillimi për biznesin - Business Magazine Albania

Vendosen në dispozicion sportele këshillimi për biznesin


Një hapësirë e re informimi do të jetë në dispozicion për bizneset e vogla dhe të mesme në qendrat me një ndalesë të Shërbimeve Publike, duke nisur nga viti 2018.

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA në kuadër të shtimit të shërbimeve publike që ofron në sportelet e saj si dhe ardhjes në ndihmë për bizneset e ndryshme, do të çelë pranë qendrave “one stop shop”, sportele të dedikuara posaçërisht për këshillimin e tatimpaguesve në marrëdhëniet e tyre me shtetin.

Projekti synon të ofrojë informacion e ndihmë veçanërisht për mikro-bizneset, bizneset e vogla e të mesme, sa i takon detyrimeve tatimore të aplikueshme për to, si dhe të asistojë biznesin me akses në një mori burimesh informacioni mbi legjislacionin tatimor në fuqi.

Projekti është një hap serioz për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit e biznesit, çka lehtëson aksesin në informacionin e nevojshëm mbi shërbimet publike.

burimi: RTV-21

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0