Vendet ku shumica e personave nuk kanë ende një smartfon - Business Magazine Albania

Vendet ku shumica e personave nuk kanë ende një smartfon


Me 3 Prill 1973, punonjësi i Motorola Martin Bell bëri thirrjen e parë me telefon në botë. Rreth 50 vjet më vonë, më shumë se 5 miliardë njerëz janë të lidhur me shërbimet mobile dhe mbi gjysma janë përdorues të smartfonëve. Por, ndërkohë që qasja në internet vazhdon të përmirësohet në mbarë botën, vendet e zhvilluara ende përbëjnë pjesën më të madhe të përdoruesve të smartfonëve.

Lexoni: A po na përgjojnë smartfonët tanë apo thjesht ne po bëhemi paranojakë?

Në Korenë e Jugut 95% e të rriturve kanë një smartfon dhe 5% kanë një celular të zakonshëm. Në të kundërt 75% e të rriturve në Indi nuk kanë një smartfon, edhe pse 40% kanë një celular të zakonshëm.

Ndarja dixhitale

Korea e Jugut është lider botëror në përdorimin e smartfonëve, është i vetmi vend ku 100% e popullsisë së rritur kanë një smartfon.

Është një figurë e ngjashme në Izrael, Hollandë dhe Suedi, ku më shumë se 85% e të rriturve kanë smartfonë dhe vetëm 2% nuk ​​kanë fare celularë.

Në Poloni dhe Rusi, ku 30% dhe 34% e të rriturve përdorin celularë të thjeshtë, norma e pronësisë së smartfonëve është dukshëm më e ulët, respektivisht 63% dhe 59%.

Por Kanadaja, ku një e katërta e popullsisë nuk ka telefon celular, është një përjashtim i dukshëm midis vendeve të zhviluara.

Japonia – ndoshta çuditërisht, duke pasur parasysh fiksimin e vendit me pajisje të teknologjisë së lartë – gjithashtu ka një shkallë relativisht të ulët të pronësisë së smartfonit në 66%.

Ndërsa smartfonët janë ende përtej mundësive të komuniteteve më të varfra, standardet e jetesës në rritje po krijojnë tregje të reja në të gjithë botën në zhvillim. Kina dhe India tani kanë tregje më të mëdha të smartfonëve se SHBA, ndërsa Indonezia dhe Brazili po rriten me shpejtësi.

Lexoni: Tregu i smartfonëve – Pse Samsung dhe Apple po humbasin terren ndaj Huawei?

Hulumtimi Pew tregon se në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, personat nën 35 vjeç të arsimuar, me të ardhura më të larta kanë më shumë gjasa të kenë një smartfon.

Në vendet në zhvillim me qasje të kufizuar në arsim, ky hendek bëhet edhe më i gjerë. Për shembull, në Nigeri 58% e të rriturve me arsim të mesëm përdorin mediat sociale, krahasuar me vetëm 10% të atyre që kanë më pak arsim.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0