Vazhdojnë problemet për Volkswagen - Business Magazine Albania

Vazhdojnë problemet për Volkswagen


Kur ende nuk ka hedhur pas krahëve skandalin e mashtrimit për ndotjen e emetuar, Volkswagen përballet me një tjetër.

Rreth 100 milionë mjete të prodhuara nga kompania gjermane, janë në rrezik për t’u hapur lehtësisht përmes hakimit.

Në këtë përfundim kanë mbërritur një grup hakerash, që thonë se avaria prek mjete të prodhuara nga viti 1995 deri në 2016, modele të ndryshme VW dhe Audi, Seat dhe Skoda.

Alarmi është dhënë nga kompania e sigurisë online, Kasper&Oswald. Ajo thotë se përmes një metode të thjeshtë mund të klonohet ‘sinjali’ i hapjes së këtyre mjeteve, por pa dhënë shumë detaje rreth kësaj.

Vetë kompania gjermane ka reaguar duke thënë se po punon me kompanitë e sigurisë për këtë problem dhe siguron se avaria nuk prek prodhimet e fundit të 2016.

 

Burimi: top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0