Ushtrimet që ju marrin vetëm 10 minuta kohë në ditë dhe rrisin lumturinë tuaj

Ushtrimet që ju marrin vetëm 10 minuta kohë në ditë dhe rrisin lumturinë tuaj


Stresi i përditshmërisë mund të largojë nga ju ndjenjën e kënaqësisë. Ekzitojnë disa mënyra për të larguar stresin e për të shijuar momentet e kënaqshme që na rezervon jeta. Por, si t’i vëmë në zbatim këto teknika?

Sandi Mann, lektore në Universitet në Central Lancashire, ofron një zgjidhje. Duke u bazuar në përvojën e saj si psikologe klinike, ka disa sugjerime që mund të ndihmojnë. Siç përshkruan në librin e saj, “10 minuta drejt lumturisë” , programi i saj merr formën e një dite që duhet të plotësohet në gjashtë pjesë:

  1. Cilat përvoja, sado të zakonshme, ju dhanë kënaqësi?
  2. Çfarë vlerësimi dhe reagimi keni marrë?
  3. Cilat ishin momentet e fatit të mirë sipas jush?
  4. Cilat ishin arritjet tuaja, sado të vogla?
  5. Çfarë ju bëri të ndiheni mirënjohës?
  6. Si e shprehni mirësinë?

Pjesa më e madhe e programit ndërtohet mbi hulumtime shkencore. Duke ndryshuar mentalitetin tuaj  ju mund të merrni më shumë lumturi nga jeta juaj.

Lexo: Pesë mënyra për t’u ndjerë më afër natyrës edhe nëse jetoni në qytet

Për çdo ekperiencë të kaluar në jetë, ju duhet të mbani disa shënime. Rileximi i shënimeve të mëparshme mund t’ju ndihmojë të përballoni situata të vështira edhe në të ardhmen. Një humor i keq, i shkaktuar nga një ngjarje e keqe, mund t’ju kujtojë burime të tjera të stresit dhe të pakënaqësisë. Të tilla mund të gjeni në faqet e ditarit tuaj.

Studime të ndryshme kanë gjetur se fakte vetëmohuese jo vetëm rrisin mirëqenien e atyre që janë përreth jush. Për shembull, duke shpenzuar pak para për të ndihmuar një të huaj, ju bën shumë më të lumtur se sa të përdorni të njëjtat para për të trajtuar veten. Ky fakt është përsëritur në më shumë se 130 vende. Duke u përqendruar në këto raste duhet të siguroheni që të bëni më të mëdha këto ndjenja të ngrohta, ndërkohë që ju inkurajojnë të kërkoni mundësi të reja ditën tjetër.

Një rishikim 10-minutësh i ditës tënde nuk mund të bëjë mrekulli. Ndaj edhe Mann thekson se kushdo që dyshon se mund të vuajë nga depresioni duhet të shohë takojë mjekun e tij. Por, për ata që përgjithësisht ndihen thjesht të mërzitur, pesimist apo të stresuar por pa simptoma të rënda klinike, kjo teknikë mund të ndihmojë vetëm t’ju kthejë në rrugën e duhur. Në një seri eksperimentesh, ajo ka kuptuar se periudha të shkurtra të “sëmundjes” mund të sjellin përfitime të mëdha.

Për shembull, studentë që kërkuan të kopjonin informacione, kishin tendencë të gjenin zgjidhje më kreative ndaj mashtruesve në një pikë më vonë, krahasuar me të tjerë. Mann dyshon se aktiviteti i mërzitshëm inkurajon mendjet e nxënësve për të vëzhguar, duke inkurajuar të menduarit më fleksibël në detyrën krijuese.

“Nëse e gjeni veten të mbërthyer në një problem, thjesht lini pak kohë dhe mund të zbuloni se zgjidhja krijuese shfaqet në mendjen tuaj”, – tha Mann. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sot, kur gjithmonë mund të tundohemi t’u drejtohemi mediave sociale për të zënë mendjet tona. Me kalimin e kohës, do të kuptoni që toleranca juaj rritet, kështu që periudhat e pritjes bëhen një mundësi për qetësi dhe reflektim.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikimin.”
— Jim Rohn
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0