Pesë mënyra për t'u ndjerë më afër natyrës edhe nëse jetoni në qytet

Pesë mënyra për t’u ndjerë më afër natyrës edhe nëse jetoni në qytet


Duke kaluar më shumë kohë në natyrë ju kujdeseni për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.  Ja disa mënyra se si të ndiheni më afër natyrën edhe pse jetoni në qytet.

Krijoni rutinën tuaj
Dy orë në javë të shpenzuara në natyrë, mund të japin shëndet dhe mirëqenie të konsiderueshme, sipas hulumtimeve të Universitetit të Exeter Medical School. Duke filluar ditën me një kafe në kopësht, ose afër një dritareje të hapur, është një mënyrë e thjeshtë për të frymëzuar qetësinë. Po kështu edhe një ecje gjatë pushimit të drekës.

Kushtojini vëmendje asaj që është rreth jush
Ekspertët inkurajojnë njerëzit që të shohin më nga afër bimët, pemët dhe madje edhe barërat e këqija. Ndaluni për të parë bletët që rrethojnë lulet. Ka jetë kudo, por është kaq e lehtë ta humbasësh. Ndaloni dhe vini re. Jo Phillips, drejtor i Shoqatës së Shkollave Pyjore në Britani, sugjeron se do të ishte mirë të kërkoje “pesë gjëra të bukura” për të angazhuar shqisat tua. Këto mund të jenë: një lule, retë, një pemë ose drita natyrore.

Ndaluni në natyrë
Nëse nuk merrni autobusin për të shkuar në punë ose nëse bëni një shëtitje në natyrë gjatë pushimeve në punë janë mënyra të thjeshta për të rritur ekspozimin ndaj natyrës. Phillips sugjeron që nëse shëtitjen po e bëni me dikë tjetër dhe aq më shumë nëse personat janë fëmijë, duhet që herë pas here të flisni për elementet që ka ju kapur syri. Kështu, mund të bëni gjithçka që mundeni për të siguruar që prindërit e së ardhmes të kenë përvoja të paharrueshme në natyrë dhe ata t’ua kalojnë atë njohuri fëmijëve të tyre”.

Lexo:  5 mënyra jo të kushtueshme për të inkurajuar punonjësit tuaj

Gjeni hapësirat e gjelbra online
Me më shumë se 62,000 hapësira të gjelbra urbane në Britaninë e Madhe, gjelbërimi nuk duhet të jetë kurrë larg. Në Shqipëri, hapësirat e gjelbra ende janë afër dhe lehtësisht të aksesueshme.

Sillni natyrën në dritaren tuaj
Për ata që nuk mund të dalin jashtë, mund të rrisin dhe të mbajnë bimë në një dritare.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0