Uranik Begu pas 10 viteve në ICK emërohet drejtor i Plug and Play Tech Center për Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Uranik Begu pas 10 viteve në ICK emërohet drejtor i Plug and Play Tech Center për Ballkanin Perëndimor

Uranik Begu për një dekadë kishe qenë në krye të Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), mirëpo duke filluar nga sot ai do të jetë drejtor i Plug and Play Tech Center për Ballkanin Perëndimor.

Begu me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se misioni i tij, në këtë pozitë të re, do të jetë nxitja e inovacionit.

“Jam i lumtur të ndaj me ju që po filloj pozitën e re si drejtor për Ballkanin Perëndimor në Plug and Play Tech Center! Jam i emocionuar që jam pjesë e një organizate kaq të vlerësuar që ka qenë në përkrahje të ekosistemit të start-upeve për më shumë se një dekadë. Me shtrirjen botërore që ka Plug and Play, kam besim se ne mund të hapim krijojmë të reja dhe të përshpejtojmë rritjen për start-upet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Begu në Linkedin.

Sipas tij, do të punohet në krijimin e një ekosistemi dinamik për start-upet e rajonit.

“Me anë të kësaj pozite, misioni im është të nxis inovacionin duke lidhur start-upet me partnerët kryesorë si korporatat, investitorët dhe këshilltarët. Duke shfrytëzuar rrjetin dhe burimet tona, ne do të punojmë drejt nxitjes së një ekosistemi dinamik të start-up në rajon, duke u mundësuar ndërmarrësve të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të realizojnë potencialin e tyre të plotë”, thotë ai.

“Jam i emocionuar për mundësitë që kam përpara dhe pres me padurim të punoj me të gjithë ju për ta bërë rajonin e Ballkanit Perëndimor një qendër për inovacionin dhe biznesin”, shton Begu.

Po ashtu, ai thekson se gjatë punës në ICK është arritur që Kosova të pozicionohet si një nga vendet më interesante për bizneset fillestare.
Lexo: E gjithë Tirana me shërbimin Wifi? Ja cilat janë zonat që do të përfshihen

“Puna në ICK ka qenë një nga përvojat më shpërblyese të jetës sime. Kam pasur privilegjin të punoj përkrah disa prej individëve më të talentuar dhe më të përkushtuar në fushën e inovacionit dhe ndërmarrjes. Së bashku, ne kemi arritur gjëra të mëdha, nga pozicionimi i Kosovës si vendi më emocionues i rajonit për start-upet, si dhe ndihma e ndërmarrësve dhe bizneseve fillestare të panumërta për të arritur objektivat e tyre, trajnimi i dhjetëra mijëra të rinjve dhe ndihma e tyre për të gjetur punë, si dhe krijimi i më shumë se 100 bashkëpunimeve ndërkombëtare”, përfundon ai.

Plug and Play Tech Center përbëhet nga 50,000 start-upe, mbi 500 korporata dhe qindra biznese venture capital, universitete dhe agjenci qeveritare të industrive të shumta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0