Universiteti i Kopenhagen kryen një studim mbi efektet e festave në tru - Business Magazine Albania

Universiteti i Kopenhagen kryen një studim mbi efektet e festave në tru

Festat ndryshojnë trurin e njerëzve, duke qenë se ndryshimet që përfshijnë mjedisin përreth stimulojnë ose pengojnë prodhimin e neurotransmetuesve të ndryshëm: dopamine, serotonin, kortizol, adrenalinë, oksitocinë, etj.

Festat janë një kohë e veçantë, ku shumica prej nesh kryejnë aktivitete që nuk shqetësohemi t’i bëjmë gjatë gjithë vitit. Ka një ndryshim të përgjithshëm qëndrimi tek njerëzit ndërsa ndryshon edhe dekorimi i rrugëve dhe i shtëpive. E gjithë kjo e bën një periudhë të veçantë, plot stimuj emocionalë dhe socialë.

Një studim shkencor ka vërtetuar se kjo periudhë favorizon një aktivitet të ndryshëm të trurit. Po kështu, ndryshimet në zakone dhe mjedis ndryshojnë mendjen.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kopenhagës kanë kryer një studim mbi efektet e festave në tru. Qëllimi i tyre ishte të lokalizonin “frymën e festave” brenda aktivitetit të trurit dhe për këtë ata përdorën imazhe funksionale të rezonancës magnetike.

Me sa duket festat aktivizojnë kujtime që nga fëmijëria dhe kjo është arsyeja pse truri duket se ka një model të ndryshëm aktivizimi në këto data sesa në periudha të tjera të vitit.lamenteemeravigliosa.it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0