Unioni Turistik kërkon hapjen e plazhit. Partnerët e e huaj të gatshëm të sjellin turistë nga 1 qershori - Business Magazine Albania

Unioni Turistik kërkon hapjen e plazhit. Partnerët e e huaj të gatshëm të sjellin turistë nga 1 qershori


Unioni Turistik Shqiptar i ka dërguar një letër Kryeministrit, ku kërkon të vlerësohet mundësia e lehtësimit të kufizimeve të lëvizjes për t’i ardhur në ndihmë industrisë së turizmit.

Duke ftuar të ecet në hapat e fqinjëve si Greqia, apo Mali i Zi, Unioni Turistik thekson në letër se  mos hapja e plazheve dhe mbyllja e kufijve rajonalë për lëvizjen tokësore është një problem që duhet të shihet me kujdes. Sipas tyre, Greqia ka hapur plazhet nga 4 Maj dhe Mali i Zi po përgatiet t’i hapë në 18 maj. Sipas kësaj letre, se vetëm 10 për qind e hoteleve janë hapur.

Unioni ka theksuar se nuk po i drejtohen Kryeministrit për ndihmë financiare, por krijimin e mundësive për të zhvilluar aktivitet në formë të kujdesur.

Lehtësimet i kërkojnë së paku nga 18 Maji, si për hapjen e plazheve edhe për hapjen e kufijve.

Ata theksojnë në letër se, “Ne nuk duam të krijojmë panik, por aktualisht të giithë subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike kanë një rënie nga 90-100% të të ardhurave mujore dhe në qoftë se nuk do të merren masa të shpejta, pritet qe së ‘shpejti rreth 70% e të punësuarve në këtë sektor do të humbasin përfumdimisht vendet e punës dhe pandemia shëndetësore do të shëndrrohet në pandemi ekonomike dhe sociale”.

Unioni vëren se operatorët turistikë, më të cilët është rënë dakord më parë, janë të gatshëm të sjellin turistët në forma të organizuara duke nisur nga 1 Qershori. Ata thonë se, “partnerët tanë ndërkombetarë që operojnë me fluturime charter në Shqipëri, të cilat kanë parapaguar hotelet sipas kontratave të garancisë, janë të gatshëm që të ulin charterat e tyre në aeroportin e Rinasit duke filluar që nga data 1 qershor”. thuhet në letër.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0