Union Bank dhe BERZH prezantojnë Programin Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri - Business Magazine Albania

Union Bank dhe BERZH prezantojnë Programin Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri

Union Bank

Union Bank dhe BERZH bashkojnë gjeneratën e ardhshme të liderëve të biznesit.

Këtë javë Union Bank dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mblodhën në Tiranë, përfaqësues nga shoqatat e të rinjve, qendrat dhe organizatat rinore, si dhe klientë të rinj në biznes, për të prezantuar fillimin e Programit të BERZH “Të Rinjtë në Biznes” në Shqipëri.

Union Bank është institucioni i parë financiar në Shqipëri që nënshkruan marrëveshjen e huasë prej 1 milion euro për fuqizimin e të rinjve në vend.

Programi i BERZH-it Të Rinjtë në Biznes (#YiB) u ofron ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të menaxhuara ose në pronësi të sipërmarrësve nën moshën 35 vjeç, akses në financimin, njohuritë, aftësitë dhe burimet e tjera kyçe të nevojshme për të kapërcyer sfidat dhe për të arritur potencialin e plotë.

Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank Shqipëri, u shpreh se si institucion, Union Bank është i përkushtuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, i cili drejtohet kryesisht nga energjia e të rinjve sipërmarrës. Union Bank dëshiron të bëjë një ndryshim për sipërmarrësit e rinj që përbëjnë një pjesë jetike të ekonomisë lokale. Union Bank e kupton se liderët e rinj të biznesit në Shqipëri kanë nevojë për më shumë sesa thjesht financim, por edhe produkte të personalizuara, mbështetje jofinanciare si trajnime në aftësi, rrjetëzim, mentorim dhe mjete dixhitale për të drejtuar bizneset e tyre dhe për të ofruar mbështetje që funksionon mirë për komunitetin e bizneseve të reja. Znj. Veipi nënvizoi gjithashtu se është privilegj të jenë një nga institucionet e para partnere të BERZH-it që prezanton Programin Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri, që synon nxitjen e sipërmarrjes në Shqipëri duke mbështetur pronarët e rinj të startup-eve inovative dhe dinamike, ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Programi YiB është në përputhje me strategjinë e Union Bank, për të ofruar shërbime financiare dhe jofinanciare për sektorin e NMVM-ve, që konfirmon marrëdhënie të gjata dhe të besueshme me klientët.

Znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it për Shqipërinë, u shpreh se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj. Znj. Solovova nënvizoi besimin e BERZH-it se duke prezantuar një model unik biznesi dhe duke ofruar një produkt që u përshtatet nevojave të tyre, sipërmarrësit e rinj do të lulëzojnë dhe do të nisin një rrugë që do të çojë në një të nesërme më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë financiarisht. Union Bank është një klient prej kohësh i BERZH-it dhe një partner i besuar me të cilin nis programi Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri.

Programi Të Rinjtë në Biznes i BERZH-it është i pranishëm në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Ky program pritet të sigurojë një total prej 100 milionë eurosh për bankat lokale në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të ardhshme. Huaja e BERZH-it përfshin gjithashtu një mekanizëm për mbulimin e riskut të humbjes së parë prej 70% nga Fondi Special i Aksionarëve, fondi me shumë donatorë i BERZH-it. Përveç financimit, institucioneve financiare partnere dhe huamarrësve fundorë do t’u ofrohen shërbime këshillimore në formën e projekteve të konsulencës, e-learning dhe trajnimeve.

Zv. Ambasador i Italisë në Shqipëri Z. Luigi Mattirolo, dhe Zj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ishin të pranishëm në aktivitet, të cilët ndanë mbështetjen e tyre për programin Të Rinjtë në Biznes.

Mbështetja financiare për programin Të Rinjtë në Biznes në formën e fondeve për bashkëpunim teknik, është siguruar nga Suedia përmes Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar; Italia nëpërmjet Iniciativës së Evropës Qendrore; dhe Luksemburgu nëpërmjet Fondit të Ndikimit të Biznesit të Vogël nga BERZH.

RRETH PROGRAMIT TË RINJTË NË BIZNES

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nisi në Shqipëri programin e saj “Të Rinjtë në Biznes” në bashkëpunim me Union Bank.

Union Bank është institucioni i parë financiar në Shqipëri që miraton kredi në kuadër të programit Të Rinjtë në Biznes. Për zhvillimin e sipërmarrjes tek të rinjtë, është thelbësore të ofrohen stimuj – jo vetëm në formë financiare, por edhe përmes këshillave të biznesit, edukimit, mentorimit dhe rrjetëzimit. Duke ofruar një paketë të mbështetjes financiare dhe burimeve jofinanciare, programi u jep sipërmarrësve të rinj mundësinë për të realizuar ambiciet e tyre të biznesit dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të komunitetit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0