Uber vjen me një risi, lançon Uber Cash - Business Magazine Albania

Uber vjen me një risi, lançon Uber Cash


Këtë javë Uber ka lançuar Uber Cash, një shërbim që u lejon klientëve të shtojnë kredite në një llogari që të mund ta përdorin për të paguar shërbimet e Uber, si për shembull Uber Eats.

Uber Cash u ofron përdoruesve një zbritje prej 5% dhe stimuj të tjerë në mënyrë që të përdorin llogarinë.

Ky është programi i fundit i lançuar nga Uber për të inkurajuar shpenzimet tek konsumatorët.

Vitin e kaluar, Barclaycard lançoi kartën e kreditit të quajtur “Visa” në partneritet me Uber, një produkt që iu kushtua veçanërisht millennials-ve.

Dhe së fundi, Uber ka shtuar aplikacionin e pagesës peer-to-peer (P2P) në pronësi të PayPal, si një opsion i pagesës në aplikacion.

Nëse Uber Cash është i suksesshëm, mund të jetë një hap drejt nisjes së një portofoli mobile.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0