Uber humb liçencën për të operuar në Londër - Business Magazine Albania

Uber humb liçencën për të operuar në Londër


Transporti për Londrën njoftoi se Uber-it nuk do t’i lëshohet liçenca e operatorit privat, pasi të përfundojë marrëveshjen në 30 shtator.

Uber deklaroi se do ta kundërshtonte vendimin në gjykatë.

Lexoni: Uber do të ofrojë një shërbim me autobusë në Egjipt

Është një goditje e madhe për kompaninë e udhëtimit, e cila është jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e londinezëve. Londra është tregu më i madh në Britaninë e Madhe, me rreth 40,000 shoferë të regjistruar në kryeqytet, sipas shifrave të firmës.

Transporti për Londrën tha se Uber nuk është “i përshtatshëm dhe i duhur” për të mbajtur një liçencë. Sipas burimeve ajo që çoi në këtë vendim ishin raportimi i shkeljeve të rënda të shoferit, qasja ndaj kontrolleve mjekësore dhe të sigurisë së shoferit dhe përdorimi i software-it të fshehtë “Greyball” për të shmangur zyrtarët e transportit.

Kjo nuk do të thotë se Uber do të pushojë së funksionuari në Londër pas 30 shtatorit. Firma ka kohë disa ditë për të apeluar vendimin dhe mund të vazhdojë të veprojë në Londër derisa ky proces të ketë përfunduar.

Më poshtë Business Magazine ju sjell një pjesë të asaj që kryetari Sadiq Khan tha:

“Dua që Londra të jetë në krye të inovacionit dhe teknologjisë së re dhe një shtëpi e natyrshme për kompanitë e reja që ndihmojnë londinezët duke ofruar një shërbim më të mirë dhe më të përballueshëm.

“Megjithatë, të gjitha kompanitë në Londër duhet të luajnë sipas rregullave dhe t’i përmbahen standardeve të larta që presim – sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë e klientëve. Sigurimi i një shërbimi inovativ nuk duhet të jetë në kurriz të sigurisë dhe mbrojtjes së klientit.

“Unë e mbështes plotësisht vendimin e TfL-së. Do të ishte e gabuar nëse TfL do vazhdonte të liçenconte Uber nëse kjo paraqet një kërcënim për sigurinë e londinezëve.

Çdo operator i shërbimeve me qera private në Londër duhet të luajë sipas rregullave.

Sipas Alex Wickham, një gazetar për Guido Fawkes, Uber nuk ishte në dijeni të vendimit deri kur rregullatori bëri publike deklaratën e tij.

Lexoni: Bota udhëheqëse e Uber

Ja se si Uber reagoi ndaj vendimit të Transportit për Londrën:

“3.5 milionë londinezë që përdorin aplikacionin tonë dhe më shumë se 40,000 shoferë të liçencuar, të cilët mbështeten në Uber për të jetuar, do të befasohen nga ky vendim.

“Duke dashur të ndalojnë aplikacionin tonë nga kryeqyteti, Transporti për Londrën dhe Kryetari i Bashkisë duan të kufizojnë zgjedhjen e konsumatorit. Nëse ky vendim qëndron, do të çojë më shumë se 40,000 shoferë të liçencuar jashtë pune dhe do të privojë londinezët nga një mënyrë e përshtatshme dhe e përballueshme transporti.

“Për të mbrojtur jetesën e të gjithë atyre shoferëve dhe zgjedhjen e miliona konsumatorëve londinezë që përdorin aplikacionin tonë, ne synojmë ta sfidojmë menjëherë këtë në gjykatë.

“Drejtuesit e automjeteve që përdorin Uber janë të liçncuar nga Transporti për Londrën dhe kanë kaluar të njëjtat kontrolle të avancuara të DBS si shoferët e taksive të zeza.

Teknologjia jonë ka shkuar më tej për të përmirësuar sigurinë me çdo udhëtim të gjurmuar dhe të regjistruar nga GPS. Ne kemi ndjekur gjithmonë rregullat e TfL për raportimin e incidenteve serioze dhe kemi një ekip të dedikuar që punon ngushtë me Policinë Metropolitane. Siç kemi thënë tashmë për TfL, një rishikim i pavarur ka zbuluar se ‘greyball’ nuk është përdorur kurrë.

“Uber operon në më shumë se 600 qytete anembanë botës, duke përfshirë më shumë se 40 qytete në Britani të Madhe. Ky ndalim do t’i tregonte botës se, larg nga të qenit i hapur, Londra është e mbyllur për kompanitë inovative që sjellin zgjedhje për konsumatorët.”

Transporti për Londrën i dha Uber një liçencë 4 mujore në Maj për t’u dhënë më shumë kohë për të vendosur nëse do të japë një liçencë më të gjatë 5 vjeçare.

Por ka pasur një presion në rritje ndaj rregullatorit nga grupet e shoferëve të taksive të zeza, ish-shoferët e Uberit dhe politikanët për të larguar Uberin nga Londra.

Ata janë ankuar se Uber i trajton shoferët shumë keq, zvogëlon tregtinë e taksive të zeza, i vë pasagjerët në rrezik dhe nuk paguan taksë të mjaftueshme në Britaninë e Madhe. Ata gjithashtu citojnë kulturën toksike korporative të firmës në SHBA, gjë që rezultoi në një ndryshim të CEOs dhe trazira masive brenda bordit këtë vit.

Lexoni: Çfarë mund të mësojmë nga gabimet e Uber dhe Travis Kalanick?

Humbja e liçencës nuk është e vetmja pengesë e madhe për Uber këtë muaj. Javën e ardhshme, kompania do të apelojë një vendim të gjykatës që klasifikoi shoferët e saj në Mbretërinë e Bashkuar si “punëtorë”, jo të vetëpunësuar. Kjo do të thotë se ata kanë të drejtën e pagës minimale dhe pagesës së pushimeve – gjë që mund të dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme Uber-in në Mbretërinë e Bashkuar.

Dega e Uber në Mbretërinë e Bashkuar raportoi 1.83 milionë £, ose 2.5 milionë dollarë fitim në vitin 2015, sipas llogarive më të fundit.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0