Uber dyfishon përpjekjet për sigurinë e pasagjerëve - Business Magazine Albania

Uber dyfishon përpjekjet për sigurinë e pasagjerëve


Falë Uber, nuk është më një ide e çuditshme që të hipësh në një makinë të drejtuar nga dikush që nuk e ke takuar kurrë më parë. Por shqetësimet e sigurisë për pasagjerët vazhdojnë, pikërisht kjo është arsyeja pse së fundmi Uber ka prezantuar disa funksionalitete të reja brenda aplikacionit për të mbrojtur personat që e përdorin atë.

Uber filloi me udhëtime sipas kërkesës, por tashmë ofron qasje në gjithçka, nga shpërndarja e ushqimit në biçikletat dhe skuterët elektrikë. Gjithashtu është integruar edhe tranziti publik në aplikacionin Uber, si dhe disa helikopterë.

Së fundi kompania ka prezantuar vizionin për gjeneratën e ardhshme të aplikacionit Uber: një mënyrë e re për të zbuluar, aksesuar dhe përjetuar numrin në rritje të shërbimeve të disponueshme përmes platformës. Tani do të shihni Rides, Eats dhe opsione të tjera në mënyrë që të bëni zgjedhjen më të mirë. Kjo përvojë e re e aplikacionit aktualisht po testohet në qindra qytete amerikane dhe ndërkombëtare.

Lexoni: Uber dhe Lyft mund të duken njësoj, por vizionet i kanë të ndryshme

Më poshtë janë disa nga ndryshimet që po bën Uber: 

  • Verifikimi i udhëtimit tuaj: Për t’u siguruar që të hipni në makinën e duhur, tani do të jeni në gjendje të merrni një PIN unik me katër shifra dhe t’ja jepni shoferit tuaj. Shoferi më pas do të mund të fillojë udhëtimin tuaj në aplikacion vetëm pasi të jetë futur kodi i duhur PIN. Gjithashtu po zhvillohet një teknologji e re që përdor valët ultratinguj për të verifikuar automatikisht se jeni në makinën e duhur, pa patur nevojë për një kod PIN.
  • Raportimi në udhëtim: Ju nuk do të duhet të prisni derisa të dilni nga makina për të raportuar një problem në Uber. Së shpejti, do të ofrohet një opsion “Report Safety Incident”, që do të lejojë të raportohet një çështje sigurie gjatë udhëtimit. Ekipi i sigurisë së Uber do të vijojë të shqyrtojë problemin pas udhëtimit.
  • Dërgimi i një mesazhi tek 911: Vitin e kaluar, një buton urgjence në aplikacionin Uber u shtua për të lidhur çiklistët dhe drejtuesit direkt me 911 në rast emergjence. Tani, po shtohet një mundësi për të dërguar një mesazh me tekst në 911 në qytete dhe qarqe që mbështesin këtë teknologji. Po hartohet automatikisht një mesazh, i cili përfshin detajet e udhëtimit, siç janë modeli i makinës, marka, targa dhe vendodhja, në mënyrë që operatorët e 911 të përgjigjen më shpejt.
  • Kontrolli i përmirësuar i ID-së në kohë reale: Në vitin 2016, u prezantua Kontrolli i ID-së në kohë reale, i cili ndihmon të sigurohet që shoferi pas timonit përputhet me llogarinë në sistemin e Uber.
  • Njoftimet për korsinë e biçikletave: Deri në fund të Tetorit, motoçiklistët në më shumë se 200 qytete në të gjithë botën do të marrin një njoftim brenda aplikacionit kur ata do të jenë pranë korsisë së biçikletave. Ky njoftim do të jetë si reminder që do të ndihmojë në sigurimin e motoçiklistëve para se pasagjerët të hapin derën e makinës.

Uber dhe Lyft po luajnë një rol shumë të rëndësishëm mbi angazhimin e tyre për të mbrojtur klientët. Javën e kaluar, një histori nga Washington Post pretendoi se njësia e ngarkuar me hetimin e ankesave për udhëtimet në Uber është udhëzuar të vendosë interesat e kompanisë mbi sigurinë e pasagjerëve. Duke bërë që senatori Richard Blumenthal të kërkojë përgjigje nga Uber për trajtimin e tij të incidenteve të sigurisë.

“Uber ka marketuar vazhdimisht veten si një mënyrë për të siguruar një udhëtim të sigurtë në shtëpi pas një nate jashtë,” shkroi ai. “Nëse marketingu i kompanisë tuaj që ka si fokus udhëtimet e sigurta për femrat e reja, do të jetë pjesë e modelit tuaj të biznesit, atëherë është veçanërisht e rëndësishme që të siguroheni që këto udhëtime të jenë vërtet të sigurta. Përndryshe, këto reklama shërbejnë si një sinjal për grabitqarët seksualë se Uber është një mënyrë efektive për të rënë në kontakt me vajza të reja të cënueshme.”

Uber tashmë ka adaptuar veçoritë e sigurisë përfshirë Ride Check, ku automatikisht lajmëron pasagjerët dhe shoferët kur janë duke u larguar shumë nga destinacioni. Uber gjithashtu ka shtuar mundësinë për të ndarë vendodhjen e udhëtimit me kontaktet për gjurmimin e drejtpërdrejtë të udhëtimeve.

Shefi ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi ka thënë se po “vendosim sigurinë në zemër të gjithçkaje që bëjmë” dhe shumica dërrmuese e më shumë se 16 milionë udhëtimeve të përditshme të Uber përfundojnë pa incidente. “Siguria është një përparësi dhe ne sigurisht po bëjmë atë që mundemi – qoftë përmes teknologjisë sonë ose programeve dhe iniciativave tona – për ta vendosur sigurinë në radhë të parë.”

Lexoni: Uber vjen me një risi, lançon Uber Cash

Lyft gjithashtu është përballur me kritika mbi veçoritë e sigurisë që udhëtarët thonë se tradicionalisht janë “varrosur” brenda një labirinti të menusë. Kjo kompani njoftoi një seri ndryshimesh të sigurisë – të tilla si edukimi i detyrueshëm i shoferit dhe njoftimet brenda aplikacionit nëse udhëtimet shkojnë shumë larg nga gjurmimi, këtë muaj.

Më shumë se 1.100 nga afro 70,000 shoferë të regjistruar aktivë në qytet janë ndaluar për çështje të sigurisë, sipas të dhënave, të cilat treguan se përdorimi i drogës ose i posedimit dhe aksidentet në trafik u renditën pas sjelljeve seksuale si arsyet kryesore për një shofer që është larguar nga aplikacioni. Numri i shoferëve të bllokuar nga përdorimi i aplikacionit, i njohur si çaktivizim, është ndoshta në mijëra për çështje më të vogla, të tilla si dokumente të gabuara ose vlerësime të ulëta të pasagjerëve.

Lyft gjithashtu është përballur me padi të shumta për sjelljen gjatë udhëtimeve, si dhe aksidente dhe konflikte të tjera. Ekipi i tij i sigurisë ka një akuzë të ngjashme me Uber, megjithëse në një shkallë shumë më të vogël.

Uber dhe Lyft kanë shpenzuar miliona duke lobuar për të ruajtur distancën e tyre ligjore nga shoferët, të cilët vijnë dhe shkojnë. Klasifikimi i shoferëve si kontraktues të pavarur u lejon atyre të operojnë me organizata të ndryshme pa pasur nevojë të paguajnë pagat, përfitimet ose kostot si karburanti dhe sigurimi i automjeteve.

Uber po ashtu po sfidon një ligj të miratuar së fundmi në Kaliforni që do ta detyronte kompaninë të trajtojë shoferët si punonjës dhe jo kontraktorë. Uber ka pretenduar se duhet të përjashtohet nga ligji duke argumentuar se drejtuesit e tij janë jashtë “kursit të zakonshëm të biznesit të tij”, duke përshkruar shërbimin e tij si “një platformë teknologjike për disa lloje të ndryshme të tregjeve dixhitale.” Kombinimi i ride-hailing dhe shërbimeve për shpërndarjen në një aplikacion të vetëm mund të ndihmojnë në ngritjen e këtij argumenti.

Por nuk ka të bëjë çdo gjë vetëm me sigurinë

Së fundmi Uber i dha aplikacionit të tij përditësimin më të madh në tre vjet. Dizajni i ri është pjesë e vizionit të Dara për ta bërë kompaninë “sistemin operativ për jetën tuaj të përditshme brenda një qyteti”, ose Uber 95.

Uber ka bërë ndryshime edhe në pamjen e aplikacionit dhe në mënyrën e dizenjimit të tij, duke bërë versione të ndryshme që tashmë janë duke u testuar. Brenda aplikacionit janë integruar përveç shërbimit të ride sharing edhe ai i shpërndarjes së ushqimit. Është duke përfunduar një program të ri shpërblimesh për klientët e shpeshtë, në të cilin ata mund të fitojnë pikë sa herë që marrin një udhëtim në Uber ose marrin Uber Eats. Uber është duke përditësuar aplikacionin e tij për shoferët që të përfshijnë një “vlerësues të fitimit” për të ndihmuar shoferët të mbajnë më mirë paratë e tyre.

Uber është duke rritur profilin e opsioneve të transportit si biçikleta, skuterë dhe tranzit publik (Lyft bëri të njëjtën gjë më parë ).

Lexoni: Rënia dhe shkëlqimi i kompanisë Lyft

Lyft është një kompani e thjeshtë. E tëra që dëshiron është të shmangë pronësinë e veturave personale, të fitojë një konkurrencë të caktuar dhe të shërbejë për të gjitha nevojat e transportit.

Në disa qytete të Amerikës së Veriut, përdoruesit mund të kontrollojnë skuterin, biçikletën, makinën me qira dhe opsionet e transportit publik në ekranin fillestar të Lyft. Ai planifikon të nxjerrë krahasimet e kostos dhe kohës së udhëtimit midis mënyrave të transportit në javët e ardhshme.

Strategjia: Lyft e di që kontrolloni pesë aplikacione përpara se të gjeni metodën tuaj të preferuar të udhëtimit, por është me mend se dëshironi të kontrolloni më pak se kaq. Lyft është pak vonë në këtë lojë. Uber krijoi një seri integrimesh me mundësi alternative të transportit vitin e kaluar.

Duke e bërë më të lehtë zgjedhjen e opsioneve jo të makinave, këto kompani po përpiqen të mbajnë përdoruesit brenda ekosistemeve të tyre dhe të adresojnë ndikimin e tyre në mbipopullimin e qytetit.

/morningbrew

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0