Rënia dhe shkëlqimi i kompanisë Lyft

Rënia dhe shkëlqimi i kompanisë Lyft


Ishte viti 2014.

Gara po rritej midis Uber dhe Lyft, dy kompani me vizion të njëjtë përdorën ekonominë gig për të transformuar industrinë e transportit. Uber, i cili kishte tre vjet i pranishëm në tregje të ndryshme krahasuar me Lyft, ishte më i madh, kishte më shumë para.

Suksesi arriti deri në atë pikë, ku Travis Kalanick, CEO i Uber në atë periudhë, u përpoq të eleminonte konkurrencën më të afërt duke ofruar të blente Lyft. Por, bashkëthemeluesit e Lyft, Logan Green dhe John Zimmer, e refuzuan ofertën.

Ishte një risk i madh, sepse mendohej se me këtë konkurrencë Lyft do të dorëzohej disa muaj më pas.

Në fillim të vitit 2015, Lyft kishte para për të investuar vetëm për katër muaj. Në kontrast, Uber ishte rritur me 2.5 miliardë dollarë fitime. Një nga investitorët më të mëdhenj të Lyft, një sipërmarrës serial dhe investitor me dekada eksperiencë, këshilloi dy bashkëthemeluesit të mbyllnin kompaninë.

“Loja nuk ishte më në favorin tonë,” tha Zimmer gjatë një interviste për Inc. “Shumë njerëz as nuk na llogarisnin më fare”.

Por le të flasim për situatën sot. Ditën e premte, Lyft zyrtarisht mundi Uber në garën për të dalë publik, duke kapur rreth 2.34 miliardë dollarë gjatë procesit. Kompania, e cila tani operon në 300 tregje, thotë se numri i saj i shoferëve aktivë është dyfishuar në vitet e fundit.

Edhe pse Uber zotëron një pjesë të madhe të tregut amerikan, Lyft ka fituar shumë territor. Sot Lyft ka 39% të tregut amerikan të transportit të përbashkët, nga 22% dy vjet më parë.

Si ia doli?

Duke analizuar veprimet e kompanisë këto vitet e fundit, mund ta përmbledhim vetëm me një fjalë: FOKUS.

Ajo që na tha investitori ishte këshilla më e mirë dhe më e rëndësishme që unë dhe Logan kishim marrë ndonjëherë sepse na detyroi të dyfishonim bindjen tonë, të dyfishonim vlerat tona dhe të dyfishonim besimin tonë në skuadër”, tha Zimmer.

Edhe pse me shpatulla pas murit, themeluesit e Lyft u fokusuan në atë që e diferenconte kompaninë nga konkurrenti i saj. Për shembull, Lyft ndërtoi një reputacion si model më i butë i të dy markave, përmes përpjekjeve për t’u dhënë prioritet shoferëve dhe nevojave të tyre.

Gjatë asaj kohe, Lyft e ka sjellë fokusin te strategjia e korporatës e cila sigurisht ndryshon nga ajo e Uber.

Ndërkohë, Uber hedh miliona dollarë për të forcuar brandin globalisht, si ofron shërbime të tjera si shpërndarja e ushqimeve apo shpërndarja e mallrave.

Lyft nga ana tjetër, është  fokusuar vetëm te transporti i njerëzve. Ata investojnë në një transport autonom, por me më shumë kujdes. Edhe pse Green dhe Zimmer shohin potencial në zgjerimin në vende të tjera, ata mbeten të fokusuar aktualisht në Amerikën e Veriut.

E ardhmja e Lyft?

Kompania po punon për të integruar në aplikacion informacion për transportin publik. Qëllimi? Në një botë ku modeli i trasportit po ndryshon në mënyrë dramatike, themeluesit duan që Lyft të bëhet vendi i parë ku konsumatorët të zbulojnë se çfarë po ndodh në kohë reale nga pika A në B.

Objektivi për t’u shërbyer nevojave të klientit e ka ndihmuar Lyft jo vetëm të mbijetojë, por edhe të lulëzojë.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0