Elon Musk e ka renditur BBC-në mesin e mediave “pjesërisht e njëanshme” pasi transmetuesi ka kundërshtuar vendimin e etiketimit në Twitter dhe e cileson ate si një “media e financuar nga qeveria”. BBC kontaktoi Twitter-in pas vendosjes së etiketimit në llogarinë kryesore “@BBC”.
Në deklaratën e saj BBC shtoi: “BBC-ja është, dhe gjithmonë ka qenë e pavarur. Ne financohemi nga popullata britanike nëpërmjet tarifës së licencës”.
Që nga viti 1927, BBC-ja ka operuar përmes një Karte Mbretërore të rënë dakord me qeverinë që thotë se korporata “duhet të jetë e pavarur”, veçanërisht mbi “vendimet editoriale dhe krijuese.
Lexo: Sateliti vëzhgues i Turqisë do të lansohet në hapësirë më 11 prill
Britanikët për çdo vit paguajnë një tarifë licence me vlerë prej 159 funteve për të financuar funksionimin e korporatës. Tarifa është e vendosur nga qeveria, por që paguhet individualisht nga çdo familje.
Duke iu përgjigjur ankesës, Musk shtroi këtë pyetje: “A është ky etiketim i saktë?”. Në një e-mail dërguar BBC-së, ai shkroi: “Ne synojmë që të kemi një transparencë dhe saktësi të plotë. Lidhja me pronësinë dhe burimin e fondeve ndoshta ka kuptim”.
“Unë mendoj se organizatat e mediave duhet të jenë të vetëdijshme dhe të mos pretendojnë mungesën e plotë të njëanshmërisë. Të gjitha organizatat e mbajnë një anë, dhe disa prej tyre pak më shumë se të tjerat. theguardian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto