Turizmi, rekord prej 1 miliardë euro të ardhura në 2022 - Business Magazine Albania

Turizmi, rekord prej 1 miliardë euro të ardhura në 2022

Turizmi, rekord prej 1 miliardë euro të ardhura në 2022

Viti 2022 ka qenë shumë i mirë për turizmin shqiptar. Sipas të dhënave të ofruara nga Banka e Shqipërisë, bilanci neto i udhëtimeve i cili mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe të shqiptarëve jashtë ishte pozitiv, prej 1.07 miliardë eurosh. Ky është një rekord historik, që prej vitit 2008, kur banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, shpenzimet e të huajve për udhëtime në vitin 2022 arritën një rekord prej 2.84 miliardë eurosh.

Fluksi kryesor i turistëve që prenotojnë në hotele erdhi nga Europa e Lindjes, si Polonia, Çekia, vendet nordike, Gjermania etj. Edhe për italianët Shqipëria u kthye në një vend të preferuar.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë së në vitin 2022 hyrjet e të huajve arritën një rekord prej 7.5 milionë shtetasish, me një rritje prej 32.6% në krahasim me 2021-n, dhe 17% më shumë sesa në 2019-n, që deri tani kishte qenë viti më i mirë turistik.
Lexo: Rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale

Kjo reflektohet dhe në rritjen e të shpenzimeve të të huajve në Shqipëri me 36.3%, në krahasim me vitin 2019, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Nga ana e tyre edhe shqiptarët nuk janë kursyer në udhëtimet që kanë bërë jashtë vendit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e tyre në udhëtimet jashtë arritën në 1.77 miliardë euro, duke shënuar sërish një rekord, që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat.
Lexo: Women2 Women, vjen eventi dedikuar grave në karrierë

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.882.007 duke u rritur 40,4%, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0