“Tryezë Për Një”, njihuni me restorantin më të sigurt nga COVID-19

“Tryezë Për Një”, njihuni me restorantin më të sigurt nga COVID-19

Tryezë Për Një

“Tryezë për një” (Bord For En), quhet restoranti më i sigurt nga Covid-19, i hapur nga një çift në Suedi, që priti klientin e tij të parë më 10 Maj. Restoranti ka vetëm një karrige e tryezë, ai gjendet në mes të një livadhi e nuk ka kamarierë. Ushqimi shkon nga dritarja e kuzhinës në tryezën e klientit, përmes një shporte, që lëviz me litar.

Rasmus Persson dhe partnerja e tij Linda Karlsson, janë çifti që ideoi këtë koncept unik. Ata sapo janë zhvendosur në Ransater, 350 kilometra në perëndim të Stokholmit dhe menduan të hapnin një restorant të tillë, pas një vizite të prindërve të Lindës në muajin mars. Ata u përgatitën atyre ushqim në ambient të hapur për t’i mbrojtur nga virusi dhe u shërbyen nga dritarja.

Ata thonë se nuk do të lejojnë as spektatorët: “Ne duam të shmangim ndjenjën e vëzhgimit ndërsa ju hani ushqimin tuaj. Të gjithë jemi duke kaluar kohë të vështira dhe ka njerëz që kanë humbur punën apo të dashurit e tyre”.

Restoranti është i prenotuar për të gjithë majin, ndërsa për qershorin dhe korrikun kanë mbetur vetëm pak vende. Çifti thotë se ka marrë masa mbrojtëse edhe për ditët e shiut. Sa i përket çmimit të ushqimit, janë vetë klientët që vendosin se sa do të paguajnë.  “Ne i mirëpresim të gjithë, pa marrë parasysh se në cilën situatë financiare gjendeni. Çmimi i menusë varet nga i ftuari”, thotë Karlsson, i cili së bashku me Persson kanë përvojë në industrinë e mikpritjes.

Në shumë qytete ndërkombëtare, ngrënia vetëm, qoftë në bar apo në qoshe restorantesh, nuk është vetëm e pranueshme, por edhe konsiderohet si diçka normale.

Megjithatë, jo të gjitha restorantet kanë përqafuar praktikën e të ngrënit ushqim vetëm. Karlsson është optimist që Tryezë Për Një do të zvogëlojë më tej çdo shqetësim të darkës solo: “Kam pasur një ëndërr, që darkimi vetëm të ishte i pranueshëm nga shoqëria dhe mbase tani ne po e arrijmë këtë?”

“Imazhi i thjeshtë i karriges dhe tryezës është një thirrje për përvoja solo.”

CNN Travel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0