Trump titanëve të biznesit: “Na presin momente emocionuese përpara” - Business Magazine Albania

Trump titanëve të biznesit: “Na presin momente emocionuese përpara”


Presidenti Donald Trump u takua të premten me drejtuesit e disa nga kompanive më të mëdha në botë.

Kjo mbledhje u kryesua nga Stephen Schwarzman, CEO i gjigandit të kapitalit privat Blackstone dhe përfshiu drejtuesit nga JPMorgan, BlackRock, General Motors, Disney dhe Boeing.

Trump e quajti këtë mbledhje “më e mira dhe më e ndritura” dhe tha që donte të dëgjonte nga anëtarët e saj në lidhje me çështje të tilla si tatimet, rregulloret dhe krijimin e vendeve të punës.

“Ne po hapim përsëri vende punë, ne po ulim taksat tuaja, ne po iu shpëtojmë prej rregulloreve tuaja dhe na presin momente me të vërtetë emocionuese përpara”, u tha Trump  udhëheqësve të bizneseve.

Trump tha se administrata e tij do “vinte me një faturë tatimore shumë shpejt dhe me një projekt-ligj të kujdesit shëndetësor edhe më shpejt.”

Presidenti gjithashtu përshkroi ndikimin që ai shpreson të ketë në industri të caktuara.

Trump tha se shpresonte për të biseduar me CEOn e JPMorgan Jamie Dimonit në lidhje me rishikimin e rregullores financiare Dodd-Frank. Administrata e Trump njoftoi se ai planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të premten për të drejtuar Thesarin drejt shqyrtimit dhe rishikimit të rregullores.

Duke iu referuar Dimonit ai tha se ai ishte njeriu i duhur për të folur në lidhje me Dodd-Frank. Trump tha se pret të marri shumë nga Dodd-Frank, pasi njeh shumë njerëz, miq të tij, që kanë biznese mjaft të mira dhe nuk marrin dot hua nga bankat – nuk mund të marrin para për shkak se bankat nuk u lejojnë atyre për arsye të rregullave dhe rregulloreve në Dodd-Frank.

Trump vlerësoi gjithashtu Larry Fink, CEOn e BlackRock, duke thënë se ai ka pasur para në fondet BlackRock dhe Fink e shpërbleu vitin e kaluar (Trump vazhdimisht ka përsëritur se ai i shiti të gjitha stoqet e tij në qershor, por nuk ka asnjë dokumentacion.)

Schëarzman gjithashtu iu drejtua grupit dhe tha se pika më e rënsësishme e forumit ishte “këshillimi i qeverisë në fushat ku ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira” dhe kjo ishte “rëndësia e mobilizimit për sektorin jo-qeveritar.”

Në rendin e ditës, Schwarzman vuri në dukje, emigracionin. Udhëheqësit e shumtë të biznesit kanë folur hapur kundër një urdhri të fundit të ekzekutivit nga Trump që ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA të njerëzve nga shtatë vende, shumica muslimane.

Travis Kalanick, CEO i Uber, u emërua anëtar i grupit, por njoftoi që nuk do të marrte pjesë. Përveç kësaj, CEO i Disney Bob Iger nuk mori pjesë për shkak të një konflikti në oraret.

Trump u tha drejtuesve se shpreson të takohet me ta çdo muaj ose çdo tre muaj duke folur për çështjet e biznesit. Trump vlerësoi gjithashtu raportin premtues për vendet e punës gjatë takimit.

“227.000 vende punë,  frymë e mirë në vend tani”, tha Trump, duke iu referuar fitimeve në muajin Janar. “Mendoj se kjo do të vazhdojë.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0