Tregjet e Krishtlindjeve, rekord çmimesh - Business Magazine Albania

Tregjet e Krishtlindjeve, rekord çmimesh

Nga Budapesti në Edinburgh, tregjet e Krishtlindjeve në Evropë po bien në sy për çmimet e tyre të larta. Kjo po i bën vendasit dhe vizitorët të ndihen të shqetësuar për kostot e festave të fundvitit.

Sipas një sondazhi, tregu i Krishtlindjeve në Budapest të Hungarisë, u cilësua si më i miri në Evropë. Megjithatë, çmimi i disa produkteve si hotdog-u i cili kushton 21 euro, po tronditin vizitorët. Kjo për faktin se, për një popullatë e cila e ka pagën mesatare nën 830 euro në muaj, këto çmime janë të papërballueshme.

Por, Hungaria nuk është i vetmi vend që po përballet me rritje të çmimeve gjatë festave, pasi inflacioni është rritur për afër 20 për qind në të gjithë BE-në, që nga fillimi i vitit. Tregjet e Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar, po njihen si “ferr në tokë” për shkak të çmimeve të larta.

Edhe pse festivalet dimërore dhe rrugët e ndriçuara i tërheqin vizitorët, çmimet e larta po i largojnë ata. Për shembull, tregu i Edinburgh-ut po njihet për “çmimet e egra”, ku një hamburger kushton 14 euro. Ndërsa në qytetin verilindor të York-ut në Angli, ka çmime të ngjashme me ato të Londrës, ku një hamburger kushton 16,20 euro, ndërsa një gotë verë 6,60 euro. Madje, për tregjet e Liverpool-it vizitorët thanë se “duhet të marrësh kredi për të blerë ndonjë nga artikujt këtu”.

Por, çmimet janë rritur edhe në tregjet gjermane të Krishtlindjeve. Gjermania njihet si vendlindja e tregjeve të Krishtlindjeve, ku festat llogariten pothuajse të shenjta, por kjo nuk e ka mbrojtur shtetin gjerman nga inflacioni.

Kështu, të prekur nga rritja e çmimeve janë edhe tregu i Frankfurtit dhe Berlinit. Madje, çmimet në Berlin janë shumë më të larta sesa vizitorët janë të gatshëm të paguajnë, sipas një sondazhi nga anketuesi gjerman Civey. Transmetuesi lokal gjerman RBB ka raportuar se çmimi për një salsiçe në tregjet e Berlinit, është 2,70 euro, ndërsa çmimi për një gotë verë shkon prej 4-5 deri në 10 euro.

Në tregun e Krishtlindjeve në Spandau, çmimet e artikujve të ndryshëm janë rreth 1 euro më të larta se vitin e kaluar. Rritje të tilla të ngjashme të çmimeve janë parë edhe në Strasburg të Francës. Ndryshe, tregu i Krishtlindjeve në Seattle, SHBA, i fton vizitorët të hyjnë në “fshatin magjik evropian të Krishtlindjeve” për vetëm 18 euro, me dhurata dhe ushqime që e rrisin koston. Të paktën xhiroja brenda është falas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0