"Travel of Path": Shqipëria, vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë gjatë 2023 - Business Magazine Albania

“Travel of Path”: Shqipëria, vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë gjatë 2023

Popullariteti i Shqipërisë si një qendër kryesore nomade dixhitale po rritet me shpejtësi, ndërsa sipas “Travel of Path” për 2023 renditet si vendi më i mirë europian për nomadët dixhitalë nga SHBA.Europa është destinacioni i preferuar për nomadët amerikanë, që kërkojnë një cilësi më të mirë jetese dhe kulturë. Preferohen veçanërisht vendet perëndimore si Spanja dhe Italia, por tani që po përballen me krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve, vëmendja po zhvendoset nga Perëndimi në Lindje.

Për fat të mirë për nomadët amerikanë, Shqipëria ka mbajtur një qëndrim kundër burokracive të panevojshme të vizave. Sipas “Travel of Path” punëtorët nga SHBA kanë vërshuar drejt Shqipërisë për arsye të ndryshme, të cilat i shpjegon në artikullin e saj.

Shqipëria po rritet me shpejtësi

Nga të gjitha vendet europiane që ofrojnë leje afatgjata, ajo që po “vjedh shfaqjen” është Shqipëria, një shtet ballkanik i padëgjuar më parë që ishte jashtë kufijve për turistët deri në fillim të viteve ‘90, për shkak të regjimit komunist.

Ndërkohë që vendi ishte i izoluar, konkurrentë të tjerë mesdhetarë lulëzuan si qendra turistike. Tridhjetë vjet që nga demokratizimi, vendi ka evoluar shumë që nga dekada e parë postkomuniste, ku ishte e rrënuar nga skemat piramidale dhe anarkia që mbizotëroi në atë kohë. Ajo mund të mos jetë aq e zhvilluar sa disa nga fqinjët e saj më të afërt, përkatësisht Kroacia apo Greqia, por po ecën në një rrugë mbresëlënëse drejt rimëkëmbjes që shumë në elitën europiane mund ta ëndërronin.

Në thelb, Shqipëria pati rritjen më të lartë të qëndrimeve në të gjithë kontinentin vitin e kaluar, e ndjekur nga Serbia (21.3%). Në total, 7.1 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në vitin 2022, duke tejkaluar me 17% vitin rekord të 2019-ës.
Lexo:

Shqipëria është e lirë

Shtrihet në të njëjtin vijë bregdetare të Adriatikut të ndarë nga Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia Perëndimore, përballë Italisë dhe krenohet me të njëjtin mot dhe natyrë mesdhetare, dhe pavarësisht se është i rrethuar nga të gjitha anët nga destinacionet turistike të njohura botërore, Shqiqpria mbetet një vend I lirë për turistët dhe jetesën.

Duke krahasuar koston e jetesës midis kryeqyteteve kryesore në rajonin e Ballkanit, çmimet e jetesës në Tiranë, Shqipëri janë:

5.2% më e ulët se Beogradi, Serbi

6.7% më e ulët se Bukuresht, Rumani

11.7% më e ulët se Sofja, Bullgari

21.7% më e ulët se Zagrebi, Kroaci

26.1% më e ulët se Ljubljana, Slloveni

32.6% më e ulët se Athina, Greqi

Zero burokraci kufitare

Përveç përballueshmërisë së saj, Shqipëria është gjithashtu e hapur për turizmin dhe biznesin si zakonisht, pasi ka hequr të gjitha kërkesat për masat anti-Covid dhe duke ofruar qëndrime njëvjeçare pa burokraci kur je shtetas amerikan. Amerikanët mund të zhvendosen në Shqipëri deri në dymbëdhjetë muaj pa viza, një privilegj që nuk u jepet kanadezëve apo edhe evropianëve .

Me një politikë kaq të relaksuar hyrjeje dhe rrugë të lehtë drejt qëndrimit të përhershëm, nuk është për t’u habitur që shumica e nomadëve amerikanë do ta renditnin Shqipërinë si vendin e tyre numër një të ëndrrave për një ‘punë’ afatgjatë.

Natyra Shqiptare është thjesht magjepsëse

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më popullore për pamjet e saj mahnitëse të peizazheve natyrore. Në veri, afër kufijve me Kosovën dhe Malin e Zi, ajo përshkohet nga Bjeshkët e Nemuna një varg i gjerë i përbërë nga maja të thyera, të mbuluara me borë, shpatet marramendëse malore dhe lugina të thella e të gjelbra.

Duke udhëtuar në jug, gjeografia ndryshon në mënyrë drastike nga alpine në bregdetar, me pamjet më piktoreske, fshatra të vjetër me gurë, kala të lashta historike dhe plazhe fantastike. Riviera Shqiptare është  një nga pikat më të vlerësuara të turizmit në Gadishullin Ballkanik .

Shqipëria kulturore

Së funmi, Shqipëria po bëhet një emër i njohur përsa i përket kulturës. Qytete si, Berati dhe Gjirokastra janë njohur nga UNESCO si vende të trashëgimisë botërore për arkitekturën e tyre të paprishur osmane.

Tirana është një metropol i përhapur i mbushur me bunkerë të epokës komuniste dhe pika të errëta turistike, të njohura për tërheqjen dhe guximin e tyre. Kështjella të shumta: kalatë masive në majë kodrash, kështjellat me kalldrëm dhe vendet mesjetare janë të përhapura në të gjithë vendin.

Herë pas here organizon festivale të muzikës pop të kryesuar nga Dua Lipa, Rita Ora dhe akte të tjera të rëndësishme të trashëgimisë shqiptare.

Pas dekadash shtypjeje, skena e artit urban po lulëzon, me cilësinë e muraleve në Tiranë që rivalizon ato të Belfast-it apo Berlinit.

traveloffpath

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0