Trajnim: “Fit For Future/Program Komunikimi” - Zhvillimi personal, motivimi dhe puna në skuadër

Trajnim: “Fit For Future/Program Komunikimi” – Zhvillimi personal, motivimi dhe puna në skuadër


Lektore: Znj. Arlinda Çausholli
Data   : 27 Shkurt 2018
Orari  : 9:30-14:30
Vend  : DHTIT

QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT 

Komunikimi në biznes është një proces që kërkon një repertor të gjerë të aftësive të brendshme personale dhe ndërpersonale. Ka në thelb komunikimin pozitiv, aftësinë e të dëgjuarit, të të respektuarit, të të folurit, pyetjeve, analizës dhe vlerësimit. Përdorimi i të gjithë këtyre aftësive është vazhdimisht në zhvillim dhe duhet të jetë i njëjtë në të gjitha fushat e jetës.

Programi i Komunikimit FFF mbi Komunikimin Pozitiv, Zhvillimin Personal, Punën në Skuadër dhe Motivimin që parashikon zhvillimin e tij, ka si synim të përmirësojë të gjitha këto aftësi që përshkruhen më sipër mes punonjësve dhe bashkërendimin e përpjekjeve profesionale për një qëllim të vetëm: realizimin e një pune të suksesshme, të përbashkët dhe profesionale.

KUSH MUND TË PËRFITOJË?

Menaxherë, nënpunës, punonjës të enteve shtetërore dhe private, studentë, etj.

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

Programi i Komunikimit “Fit For Future (FFF)”, ka për qëllim të zhvillojë personalisht individin, të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup. Ideja e këtij programi dhe realizimi tij u bë në zanafillë në vitin 2013 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me punonjësit e tij dhe më pas është shtrirë në disa qytete, me dëshirën për të kontribuar dhe frymëzuar për një ditë cilësore të individëve të profesioneve të ndryshme, por që ndajnë të njëjtat dëshira e qëllime.

Në këtë Program Komunikimi kanë marrë pjesë deri tani rreth 800 individë dhe punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të institucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit. Programi është përqafuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Banka Raiffeisen, TIBO TV, Intersig, Jakova Innovation Center, Universitetete, etj.

FFF është interaktive dhe merr përsipër të ngrejë në një nivel më të lartë aftësitë profesionale dhe personale të gjithsecilit, në mënyrë që të bëhet diferencë në prezantimin e kompanisë dhe punonjësit të saj.

METODOLOGJIA

Programi ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të Programit shpërndahen certifikata.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro. Për anëtarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

LEKTORE: Znj. Arlinda Çausholli

Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte e njohur komunikimi, me një përvojë 20-vjeçare. Që nga viti 2006, është Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Karrierën e saj e filloi në gazetari në vitin 1993 me Gazetën Shqiptare dhe më pas me agjencinë amerikane të lajmeve, Associated Press dhe gazetën Corriere della Sera duke mbuluar zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri në periudhën e tranzicionit të këtyre viteve. Në vitet 2003-2006 ka qenë Drejtoreshë Komunikimi në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Projektet e Shërbimeve (UNOPS).

Është diplomuar në Fakultetin Gjuhë-Letërsi dhe mban Gradën Master për Shkenca Komunikimi, si Studente e Ekselencës. Çausholli ka përvojë si pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës. Eshtë ideatore dhe udhëheqëse e Programit të Komunikimit “Fit For Future”, program zhvillimi personal dhe bashkëveprimi qytetar. Eshtë nderuar me “Çmimin e Mirënjohjes“ për kontributin që ka dhënë në jetën shoqërore dhe artistike në qytetin e Shkodrës. Eshtë autore e librit “Çizmet e Verdha”, botuar në Nëntor 2016 nga Shtëpia Botuese Toena, përmbledhje e një cikli shkrimesh në prozë dhe së fundmi edhe folëse në plaformën ndërkombëtare TEDx, mbajtur në Matera të Italisë dhe Prishtinë.

PROGRAMI:

  • Komunikimi Efektiv
  • Të menduarit pozitiv
  • Zhvillimi Personal
  • Puna në Skuadër
  • Komunikimi në Rast Konflikti
  • Përmirësimi i gjuhës së trupit
  • Etiketa në shitje

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit bashkangjitur përpara datës 26 Shkurt 2018 në adresën: Formular Aplikimi

KONTAKT

Znj.Ornela Sulçe / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0