Trajnimet e punonjësve, mundësi për punësim afatgjatë. Intervistë me Rigers Rusi, Administator i Albpastrim dhe sipërmarrës pranë AlbAcademy - Business Magazine Albania

Trajnimet e punonjësve, mundësi për punësim afatgjatë. Intervistë me Rigers Rusi, Administator i Albpastrim dhe sipërmarrës pranë AlbAcademy


Nuk është mes përvojave të para, por mes atyre më interesante se si nevoja për punonjës të kualifikuar kthehet në biznes. Kompania Albpastrim e nisi aktivitetin 10 vite më parë me shërbime pastrimi. Zgjerimi i shërbimeve edhe në hoteleri-turizëm, theksoi nevojën për punonjës profesionistë. Trajnimet e para nisën brenda kompanisë ndërsa lindi nevoja për të formuar edhe punonjës të klientëve të tyre.

Rigers Rusi, Administrator i Albpastrim dhe bashkëthemelues i AlbAcademy, thotë se trajnimi i stafit krahas rritjes së cilësisë, mundëson një qëndrim më gjatë në punë, një nga nevojat më të rëndësishme të kompanive sot.

Lexo intervistën me Rigers Rusi, Administrator i Albpastrim dhe sipërmarrës pranë AlbAcademy

Cilat janë trajnimet që ofroni, për të cilat jeni të certifikuar?

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, si Zhvillim Biznesi, Hoteleri-Turizëm dhe Shërbime.

Stafi i kualifikuar, programet dhe sistemi ynë i mësimdhënies kombinohet më së miri me praktikën në biznesin tonë, si edhe me praktikën profesionale intensive pranë kompanive partnere. I kushtojmë rëndësi të madhe cilësisë së shërbimeve që ofrojmë si dhe mbështesim fort të gjithë kursantët tanë për t’i punësuar brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet zyrës së punësimit. Qëllimet tona janë që të bashkëpunojmë për të vlerësuar, parashikuar, zhvilluar dhe ekzekutuar trajnime që rrisin produktivitetin, përmirësojnë performancën dhe frymëzojë fokusimin e vazhdueshëm në përsosmëri përmes një game të gjerë zgjidhjesh mësimore.

Cilat janë trajnimet që po zhvilloni aktualisht?

Duke qenë se fusha e Hoteleri-Turizmit është mjaft e gjerë dhe sa vjen po zgjerohet akoma më shumë, aktualisht jemi fokusuar në këtë fushë, duke zhvilluar konsulencë të hoteleve të standardeve bashkëkohore dhe trajnime afatshkurtra. Zhvillimi i punonjësve dhe përmirësimi i proceseve, është një avantazh konkurrues dhe domosdoshmëri strategjike në kohërat ekonomike sfiduese të sotme. Le të ndihmojmë organizatat duke ndihmuar maksimizimin e burimit tuaj më të rëndësishëm: NJERËZIT TUAJ! Ne marrim një qasje bashkëpunuese për krijimin e një strategjie trajnimi të përshtatur për suksesin. Nëse investojmë në trajnimin e punonjësve tanë, kjo e bën shumë më të lehtë për të gjithë ne që të arrijmë objektivat që kemi vendosur.

Cili është reagimi i punonjësve?

Punonjësit e Albpastrimit sigurisht që në fillimet e AlbAcademy e kanë mirëpritur së pari, sepse po merrnin një trajnim të mirfilltë përpara se të fillonin punë diku, por dhe sepse në shumë trajnime që kemi bërë në rrethe, në orët e praktikës ne kemi marrë nga stafi ynë në mënyrë që të jepnin orën e praktikës në kursin e Housekeeping. Kjo i ka motivuar dhe ndihmuar të zhvillohen më shumë.

Pse mendon se një i ri duhet të angazhohet në fushën e shërbimeve edhe atyre të hotelerisë?

Hoteleri – Turizmi sa vjen dhe po zgjerohet akoma më shumë. Po përmend pesë arsye pse mendoj se një i ri, do të bënte zgjedhjen e duhur nëse do të zgjidhte këtë fushë:

  1. Sektori i hoteleve po vazhdon të rritet me shpejtësi të madhe duke nxitur kështu rritjen ekonomike.
  2. Mikpritja, udhëtimi dhe turizmi ofrojnë punë me cilësi të lartë për të rinjtë në vendet në zhvillim.
  3. Të rinjtë që shohin një rrugë karriere mund të ndërtojnë komunitetet e tyre.
  4. Kompanitë që investojnë tek të rinjtë dhe në qëndrueshmëri i plotësojnë nevojat e biznesit të tyre sot dhe për të ardhmen.
  5. Industria e mikpritjes është më shumë sesa një partner financimi.

Lexo: Valbona Begolli: Ndiq pasionin në biznes. Historia e sipërmarrëses që ka 3 fëmijë dhe 3 biznese

Çfarë do t’u thoje të rinjve për t’i motivuar?

Kur vjen puna te karriera juaj, pra për të nisur diçka nga e para, duket sikur duhet të përdorni të gjitha këshillat që mund të merrni nga çdokush. Për të zgjedhur atë të vërtetën, duke shkëlqyer, sigurisht që ka shumë për të mësuar. Të gjithë e kemi nisur nga fillimi, pra nga diçka. Unë mund t’ju them që duhet të bëni atë që dëshironi vërtet. Karriera ose puna më e mirë është ajo në të cilën jeni duke përdorur aftësitë që pëlqeni. Por, jo çdo punë duhet të adresojë të gjitha pasionet tuaja. Çdo eksperiencë që keni fituar në punë përdoreni si një mundësi për të mësuar diçka të re dhe për të mbajtur një mendje të hapur. Në këtë moment, ju mund të kuptoni se me të vërtetë keni aftësi në diçka që nuk keni imagjinuar ndonjëherë për veten tuaj.

AlbAcademy lindi si nevojë e kompanisë tuaj të parë? Përse ky interes?

Kompania e parë Albpastrim, e themeluar që në vitin 2011, përfshinte përveç shërbimeve edhe shitjen e produkteve dhe materialeve të pastrimit, si dhe trajnime në fushën e Hoteleri –Turizmit. Duke parë që biznesi po zgjerohej në të treja fushat, si dhe interesin ndaj trajnimeve në fushën e hoteleri-turizmit, menduam se do ishte më mirë të operonin secila më vete. Tashmë secila operon e ndarë: Albpastrim-shërbime, AlbSolution në shitje dhe së fundi AlbAcademy, e cila ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime, kurse dhe konsulencë në sektorin Hoteleri–Turizëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0