Valbona Begolli: Ndiq pasionin në biznes. Historia e sipërmarrëses që ka 3 fëmijë dhe 3 biznese - Business Magazine Albania

Valbona Begolli: Ndiq pasionin në biznes. Historia e sipërmarrëses që ka 3 fëmijë dhe 3 biznese


Vizitat në zyrat e saj pranë Komunës së Parisit janë interesante e me një stil kreativ. Por, gabohemi nëse themi që biznesi i Valbona Begollit tashmë është i suksesshëm dhe i stabilizuar. Është më shumë! Valbona tregon se tashmë ka nënshkruar kontratën për t’u zhvendosur në ambiente të reja më të mëdha. Kompania e saj nuk i ka mbushur 10 vite në treg. Por, puna e përkushtuar ka bërë që brenda të njëjtin grup shërbimesh të mund të lindin tre biznese, të cilat nuk i mban më një zonë urbane.

Valbona, nënë e tre fëmijëve, vendosi të transferojë biznesin e shërbimit të pastrimit nga Greqia në Shqipëri disa vite më parë. Fundja, nëse po ia dilte në një vend të huaj, pse të mos kishte sukses në vendin e saj?!

Për këtë arësye, nis të frekuentojë Tiranën e të njihet me tregun në vitin 2011.

Në një intervistë për Businessmag, kuptojmë se themeluesja dhe drejtuesja e Albpastrim, është sot aty pasi: ka ndjekur zemrën e saj, ka mësuar në çdo fazë të studimit e punës dhe ka gëzuar mbështetjen e bashkëshortit dhe vëllait të saj. Pas studimeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit, kupton se komunikimi është një fushë më e rëndësishme për të ndaj zgjedh të punojë në drejtime të tjera, për të studiuar në vonë në ekonomi dhe administrim biznes.

“Në Selanik studiova 3 vite Tekonologji Informacioni. Nuk e vazhdova më tej pasi më pëlqente më shumë komunikimi me njerëzit dhe kjo më dukej sikur më kufizonte”, thotë ajo. Punët e saj në Greqi nisin nga recepsioni për të shkuar deri tek prokurimet. “Tek prokurimet fillova të kuptoj nga fusha e biznesit. Më pëlqeu fusha e biznesit, mënyra si funksiononin gjërat. E kisha të vështirë ndërkohë të ndiqja oraret e kësaj pune pasi kisha një bebe të vogël, kështu që vendosa të bëhem e vetëpunësuar. Pas një viti tek prokurimet fillova të merrem me pastrime, adminsitrim pallatesh dhe kur nisa të kem sukses atje mendova se do t’ia dilja edhe në vendin tim”.

Ajo zgjedh të vijë me të njëjtin shërbim dhe nis me shërbimet e pastrimit dhe adminsitrim godinash. Shërbimi i fundit nuk pati suksesin e duhur për shkak të shumë rrethanave, çka e bëri Valbonën të vendosë të heqë dorë pas tre vitesh. Pikërisht në këtë periudhë, nis mundësia për shërbime të tjera si shitjet.

Drejtuesja e Albpastrim thotë se, “Në 2014-ën morëm për herë të parë distribucionin e Vileda-s dhe vijuam me brande të tjera ndërkombëtare”. Tashmë është ngritur rrjeti i shitjeve pothuajse në të gjithë vendin. “Ofrojmë produkte profesionale që japin zgjidhje për këto shërbime. Fokusi ynë ishte hoteleria, por të gjitha bizneset në fakt kanë nevojë për shërbime”. Në përvojën e punës, për kompaninë lind nevoja e formimeve të vazhdueshme të stafit në këtë fushë. Nevojë që Valbona e ka parë jetike edhe tek klientët e kompanisë së saj. Ndaj, kurset e formimit të nisura prej disa muajsh tashmë, po i japin jetë një tjetër nisme, asaj të akademisë së formimit në këtë fushë.

“Kam rreth një vit që po mendoj se nuk mund të jem e fokusuar vetëm në një biznes. Tashmë etapat më të vështira i kemi kaluar dhe kam mësuar si funksionon biznesi në Shqipëri”. Ndaj ka vendosur të ndajë shërbimet e shitjes dhe formimit në biznese më vete, për të konsoliduar ato si në kompani të veçanta.

Shitja është një distribuzion që ka orientim drejt ministributorëvë të tjerë dhe takimeve B2B me bizneset.

Albpastrim duke pasur nevojë për trajnimin e stafit të saj dhe nisur nga nevojat e klientëve kemi menduar trajnimin e stafeve në fushën e shërbimit të pastërtisë. Për këtë arësye po lind Akademia që do të ketë formime në fushën e mirëmbajtjes dhe menaxhimit. “Jemi nga ato bizneset specifike ku ofron 3 gjëra të ndryshme por jep zgjidhje të plotë”, thotë ajo.

Valbona si sipërrmarrëse

Çfarë ju duhet për të nisur një biznes?! Sipas Valbonës dëshira e fortë, pasioni i brendshëm është kyç. Ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kishin kursime apo financime në nisjen e biznesit. Ajo vendosë të sheshë makinën e saj dhe të nisë punën. “Nuk mendoj se duhet domosdoshmërisht një kapital. Nëse ke është shumë mirë, por mbi të gjitha duhet të nxitesh së brendshmi”.

Kur ajo e ka nisur tregon se nuk ka pasur shumë programe që të nxisnin për të bërë biznes. Sot ka shumë inkubatorë strartup-esh. Si duhet ta konsideroni një biznes në fillesat e tij? Një nënë e di shumë mirë këtë. Përgjigjia është: “Si një fëmijë. Në hapat e parë kërkohet përkujdesje e plotë. Në fillime nuk shikon orë sa punon”, thotë Valbona.

Sot Valbona ka 3 fëmijë e gati 3 tre biznese që do t’i administrojë me vëllain dhe bashkëshortin e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0