Trajnime Profesionale në Menaxhim Biznesi dhe Bashkëpunim me Bizneset Austriake - Business Magazine Albania

Trajnime Profesionale në Menaxhim Biznesi dhe Bashkëpunim me Bizneset Austriake


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCI Tirana), në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë (WIFI INTERNATIONAL), vijon organizimin e trajnimeve nën brandin ndërkombëtar “WIFI” në Menaxhimin e Sipërmarrjes. Ky ëshë viti i 9 i organizimit të këtyre kurseve trajnimi, i cili ka rezultuar me shumë sukses në ngritjen profesionale të nivelit menaxherial dhe jo vetëm, në rritjen e interesit të sipërmarrjes austriake si dhe në bashkëpunime të ndërsjellta me biznesin shqiptar.

  • Si ofrohen këto Kurse?

Programi i trajnimit “WIFI” të ofruara nga CCI Tirana (Chamber of Commerce and Industry of Tirana), janë të organizuara që t’i vijë në ndihmë biznesit shqiptar për mundësi më të mëdha bashkëpunimi me bizneset Austriake. Në marrëveshje me WKO dhe CCIT, pjesa më e madhe e kostove të trajnimit përballohet nga partnerët, ndërsa pjesëmarrësit në këtë trajnim paguajnë një “Fee” simbolike dhe mjaft ekonomike.

  • Qëllimi i Programit WIFI-AUSTRIA

Ngritjen profesionale të nivelit menaxherial, me lektorë/ekspertë ndërkombëtarë, duke ofruar mundësinë e bashkëpunimit dhe partneriteti me sipërmarrje Austriake me qëllim shtimin e eksporteve dhe shitjeve.

  • Lektorët

Në këtë program do të kemi një përzgjedhje të lektorëve më të mirë ndërkombëtarë (Austriakë) me përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit dhe lidershipit.

  • Modulet dhe Lektorët

Moduli Iº  19-20-21 Tetor 2017

Innovative Methods in Business, Finance and Marketing

Module IIº   26 – 27-28 Tetor 2017

Risk of Business Management

Module IIIº   01-02-03 Nëntor 2017

Strategic Planning / Organizational Skills

Vizita në Wien –Austri    11-15 Dhjetor 2017

  • Target Group

Kurset janë të dizenjuara për menaxherë apo administratorë të kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale me ekspertë ndërkombëtarë. Në këto kurse trajnimi mund të marrin pjesë të gjithë ata përfaqësues të shoqërive shqiptare, që janë të interesuar për bashkëpunim me sipërmarrjen Austriake në fushat me interest e veçantë dhe me mundësi për gjetje partneriteti.

  • Import-Eksport

Eksperienca në këto kurse trajnimi është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer informacion dhe eksperienca.

  • Afati i aplikimit  29.09.2017

Për më shumë informacion, lexoni njoftimin e plotë.

Nëse e shihni me interes pjesëmarrjen tuaj dhe /ose përfaqësuesve të shoqërisë tuaj, plotësoni formularin  e aplikimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0