Trajnim: Shërbimi ndaj Klientit & Efektiviteti në Komunikim - Business Magazine Albania

Trajnim: Shërbimi ndaj Klientit & Efektiviteti në Komunikim


Qëllimi i trajnimit

Ky trajnim dëshiron të ndërtojë vetëdije, vetëbesim dhe qasje të shëndetshme që rrisin kënaqësinë e ndërveprimit profesional. Me përkushtimin dhe eksperiencën tonë, ne dëshirojmë që përfituesit e trajnimit të përjetojnë efektin “genuine”. Atë ndjesi që krijohet kur ti me vërtetësi punon për arritjen e objektivave të shëndetshme, me profesionalizëm dhe entuziazëm.

Audienca

1. Individë dhe profesionistë, menaxherë, drejtues dhe staf i shërbimit ndaj klientit.
2. Çdo punonjës që ndërvepron me një klient.
3. Përveç përfaqësuesve të shërbimit ndaj klientit, kjo përfshin edhe pozicione të tjera si profesionistët e terrenit që komunikojnë me klientët etj.

Përmbajtja

Për këtë trajnim aspektet e përmbajtjes do të jenë:

  • Përshëndetja ndaj klientit (si me telefon ose drejtëpërdrejtë);
  • Të pyeturit për të kuptuar nevojën apo problemin e klientit;
  • Dëgjimin, konfirmimin e kuptimit, përgjigjen me vlerë duke përdorur gjuhë pozitive, eliminimin e zhargonit (gjuhës së përditshme);
  • Përmbyllja e bisedës telefonike dhe/ose asaj ballë për ballë;
  • Trajtimi i çështjes me klientët e zemëruar;
  • Rëndësia e gjuhës së trupit dhe e tonit të zërit;
  • Si të rrisim komunikimin dhe kuptueshmërinë me klientin;
  • Si të mundësojmë që klienti të jetë gjithnjë i vullnetshëm të na vizitojë;
  • Si të trajtojmë çështjet me klientët që gjithmonë të ketë një zgjidhje të mirë për ta;
  • Situata reale / case studies;
  • Komunikimi efektiv me ekipin/kolegët dhe klientin;
  • Procesi i komunikimit dhe stilet (pasiv, agresiv, dhe asertiv) të komunikimit;
  • Procesi i hiearkisë në komunikim dhe relatim për zgjidhje të situatave;
  • Situata simulimi – çfarë të bëhet dhe çfarë të mos bëhet
  • Vlerësimi i trajnerit;
  • Përmbyllje.

Çfarë përfitoni?

  • Efektivitet në marrëdhënien me klientin – do të jeni të kuptueshëm dhe do të kultivoni qasjen e duhur për mbarëvajtje afatgjatë;
  • Reputacion profesional dhe vetëbesim në qasjen profesionale, duke u njohur si profesionist/e e shërbimit ndaj klientëve;
  • Stafi juaj do të ketë standarte të rritura të shërbimit ndaj klientit, kjo sjell që eksperienca me kompaninë tuaj të jetë e pëlqyeshme dhe e dëshirueshme nga klientela;
  • Qartësi të shërbimeve dhe marrëdhënies me klientët dhe kultivim i komunikimit të shëndetshëm që u mundëson klientëve t’ju sygjerojnë shërbime dhe oferta të reja, si dhe të vlerësojnë opinionet dhe rekomandimet tuaja për blerje të mëtejshme tek ju;
  • Përmirësimi i eksperiencës së klientit me ju;
  • Kënaqësi profesionale me klientët dhe me kolegët, që buron nga profesionalizmi dhe zotërimi i dimensioneve shoqërore për shërbyeshmëri dhe kënaqje të klientit;
  • Zotërim i situatave të biznesit që të keni rezultatin pozitiv të dëshiruar për secilën palë;
  • Branding i vetes si një profesionist, vlera e të cilit/cilës lartësohet në treg me anë të qasjes së duhur në shërbimin ndaj klientit dhe komunikimit efektiv;
  • Ju bëheni personi që shkëlqen dhe që paracakton suksesin afatgjatë e të qëndrueshëm të kompanisë ku ju kontribuoni;

Trajnere është Elda Gjoka. Elda është sipërmarrëse, folëse motivuese dhe praktikuese reale në sipërmarrjen e shitjeve të suksesshme. Ajo ka trajnuar mbi 1700 pjesëmarrës në fusha të ndryshme të industrisë dhe organizatave, në tema të:
1. Komunikimit
2. Shitjeve
3. Marketingut
4. Trajnimit te trajnuesve
5. Menaxhimit te konfliktit
6. Advokacise & Lobimit

A jeni të interesuar për Trajnimin?

Për më shumë informacione dhe për pagesën ju lutem shkarkoni formularin KËTU

Për pyetje, komente apo detaje më të hollësishme mos hezitoni të shkruani në: projects@genuine-effect.com ose të telefononi në: +355 69 61 20 169

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0