Trajnim: "Shërbimi ndaj Klientit" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Shërbimi ndaj Klientit”


Pakush që pyetet se si mund të mbajmë klientë më të kënaqur nuk përgjigjet me ‘shërbim më të mirë’, por realiteti është se në shumë kompani në Shqipëri shërbimi i klientit është thjesht një numër telefoni nga ku bëhet edhe shitja e pse jo edhe mbledhja e pagesave. Pak kompani në tregun tonë kanë fatin të kenë departamente të përkushtuara ndaj shërbimit të klientit. Kur shërbimi i klientit qenka shumë i rëndësishëm, atëherë përse kompanitë nuk kanë ‘takatin’ t’i kushtojnë vëmendjen e duhur?

Ky trajnim synon të adresojë:

a. Kthimin e fokusit mbi shërbimin e klientit si nevojë të menjëhershme dhe thelbësore

Tregje në madhësinë e Shqipërisë fatkeqësisht nuk ofrojnë luksin që kompanitë të humbasin klientë, aq më shumë për shërbim të munguar, e aq më rëndë, shërbim të keq.

b. Taktika dhe hapa konkretëse si mund të ndërtohet shërbim i mirë i klientit pavarësisht industrisë

Shumë kompani mendojnë se do duhet të investojnë shumë për të patur shërbim të mirë të klientit. Ky trajnim synon të tregojë që kjo nuk është domosdoshmërisht kështu dhe se ka shumë mënyrë që shërbejnë si hap fillestar për të përmirësuar shërbimin pa nevojën e investimit.

OBJEKTIVI

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do jenë më të përgatitur të:

  • kuptojnë se shërbimi i klientit do të thotë mbajtje dhe rritje të të ardhurave financiare për kompaninë
  • mësojnë hapa konkretë për të përmirësuar rrënjësisht dhe pa kosto shërbimin e klientit
  • krijojnë proceset e duhura për të rritur, ndjekur dhe mbajtur nën kontroll kënaqësinë e klientit
  • të kthejnë shërbimin e klientit në mundësi për të shitur më shumë

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

Programi do të parashtrojë problematikat kryesore që hasin kompanitë, pavarësisht industrive, në shërbimin e klientit. Fokusi do jetë në shtjellimin e koncepteve teorike të shërbimit të klientit për të ndërgjegjësuar pjesëmarrësit që shërbimi i klientit nuk është më shumë mundësi sesa është mentalitet. Diskutimet e hapura në grup mbi problematikat që vetë pjesëmarrësit hasin me strukturat, proceset apo vetë konceptin e shërbimit të klientit në kompanitë e tyre do të shoqërojnë programin gjatë gjithë kohës. Giithashtu kuptimi i tipeve të personave që ofrojnë shërbimin e klientit dhe benefitet apo jo të tyre në kontekstin individual të kompanive që përfaqësohen në trajnim do ketë rëndësi të vecante. Vetëndërgjegjësimi për hapat që duhen marrë nga pjesmëarrësit, pa kosto për kompaninë, është objektivi përfundimtar i këtij programi.

Disa nga temat që do të preken në program janë:

  • Koncepte bazë dhe Pritshmëritë
  • Shërbimi Aktual i Klientit: Realiteti i Vështirë
  • Klientët DJE | Klientët SOT: Si po ndryshojnë kërkesat & Statistika?
  • 7 Tipet e Përfaqësuesit të Shërbimit të Klientit: Cili duhet më shumë dhe pse?
  • Këshillat Praktike për të Përmisuar Ndjeshëm Shërbimin e Klientit

METODOLOGJIA

Theksi kryesor është diskutimi i hapur në grup me pjesëmarrësit për të gjithë temat koncpetual dhe faktit që do të parashtrohen sipas pikave të mësipërme. Pjesë e prezantimit do të jenë edhe disa momente që kanë të bëjnë më të ashtuquajtuarat ‘praktika të mira’ të cilat më pas do të hapen për diskutim nëse gjejnë apo jo aplikueshmëri për kontestin individual të pjesëmarrësve. Ushtrimet individuale dhe në grup do të jenë të pranishme sidomos për të shënjuar planet/hapat individualë që pjesëmarrësit do të duhet të marrin me vete në punën për ndjekur progresin e tyre.

Ndërkohë pjesëmarrësit mund të sjellin një aspekt të shërbimit të klientit në kompanitë që ata përfaqësojnë për të gjetur bashkarisht në grup hapat konkretë që mund të ndërmerren që të nesërmen kur ky trajnim mbaron.

KUSH JANË PËRFITUESIT?

Agjentë, supervizorë, menaxherë të shërbimit të klientit (ose shërbimeve operacionale) apo të shitjeve, të cilët mbulojnë edhe detyra që kanë ngjashmëri të shërbimit të klientit.

LEKTOR: Eneid Lika

Eneid Lika ka patur një karrierë të dallueshme si profesionist i shitjeve në industrinë e telekomunikacionit për më shumë së një dekade. Ai filloi si shitës direkt për Vodafone Albania dhe u bë anëtar i bordit ekzekutiv në vitin 2015.

Si drejtor i shitjeve për biznesin, ai ndihmoi në krijimin dhe udhëheqjen e departamentit të shitjeve, duke sjellë një kthesë të suksesshme të rezultateve komerciale në më pak se dy vite.

Eneidi është i apasionuar pas shitjeve. Ai e sheh atë si mundësi që bizneset të krijojnë ambiente pune dinamike dhe angazhuese, që individet të kenë një karrierë shpërblyese në të dhe që klientët të kenë përvoja mbreslënëse me ofruesit e tyre të shërbimeve.

Tani Eneidi drejton kompaninë e tij të konsulencës dhe trajnimit për shitjen, duke ndihmuar bizneset të çlirojnë potencialin e tyre të shitjeve, përmirësojnë aftësitë e tyre menaxheriale dhe të hartojnë plane angazhimi si për punonjësit ashtu edhe klientët e tyre.

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 8000 lekë , ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për anetarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit nëpërmjet linkut: http://bit.ly/2VnHDWg

Afati i fundit për kryerjen e pagesës është data 28 Shtator 2019.

Për më shumë informacion kontaktoni Ornela Sulce në:
Tel: +355 (0) 45800334
E-mail: [email protected]

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0