Trajnim: Planifikimi dhe Analiza Financiare - Business Magazine Albania

Trajnim: Planifikimi dhe Analiza Financiare

~8 minuta lexim


DHTIT ka zgjedhur të trajtojë këtë temë duke parë kërkesat për një disiplinë të plotë dhe të shtrënguar financiare të sipërmarrjeve dhe enteve publike dhe duke konsideruar kërkesat e shumta që i vijnë për trajnim të avancuar në fushën e financave.

Lektore:     Znj. Vjollca Karapici

Data:         14-15 Dhjetor 2017

Orari:        16:30-20:00 

Objektivi:

  • Dhënia e njohurive bazë në fushën e analizës së pasqyrave financiare.
  • Aftësimi i të trajnuarve për të kuptuar si teknikat e analizes së pasqyrave financiare dhe dhënien e ekspertizës për t’i vënë në zbatim këto teknika.
  • Aftësimi i tyre për të perceptuar mundësitë e biznesit dhe per t’ia sugjeruar ato drejtimit të njësisë ekonomike apo përdoruesve të ndryshëm të informacionit mbi këto njësi.

Qëllimi i trajnimit është pajisja me aftësitë e nevojshme për analizë, për të sugjeruar drejtuesve të njësive ekonomike dhe jo vetëm, për të konkuruar në botën e biznesit; të aftësojë në përdorimin dhe interpretimin e   pasqyrave kryesore financiare; të njohin blloqet kryesore të analizës së pasqyrave financiare si: likuiditetin afat-shkurtër; fluksin e parave dhe parashikimin e tij; strukturën e kapitalit dhe aftësinë paguese; kthimin në kapitalin e investuar; qarkullimin e aktiveve dhe performancën operative, përfitueshmërinë e njesisë ekonomike si dhe të jenë të aftë të vlerësojnë njësinë ekonomike.

Kush janë përfituesit?

Përfituesit janë përfaqësues të shoqërive tregtare, financierë ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme.

Rezultatet e pritshme:

Nëpërmjet zhvillimit të këtij trajnimi synohet të realizohet:

  • Konsolidimi i njohurive të marra mbi analizën e pasqyrave financiare.
  • Dhënia e njohurive më të thelluara mbi çështje specifike të analizës së pasqyrave financiare si të kuptuarit e gjendjes financiare të njësisë duke studiuar strukturën e kapitalit të njësisë ekonomike dhe treguesit e kthimit në kapital të saj.
  • Ndërgjegjësimi për rëndësinë e të lexuarit të kujdesshëm të pasqyrave financiare aktuale dhe perspektive, në mënyrë që të jenë të aftë të bëjnë vlerësimin e shoqërisë.
  • Synohet të kuptohen veçoritë e Analizës së Pasqyrave Financiare në shoqëri të ndryshme si: ndërtim, shërbime, industriale, financiare, publike etj.

Metodologjia

Një workshop-trajnim 2-ditor prej 3 orësh në ditë. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesëmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesëmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete. Pjesëmarrja është e kufizuar, aplikoni përpara afatit.

Lektori: Znj.Vjollca Karapici.

Znj. Karapici mban titujt “Prof. Dr.” dhënë nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademik, pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, “Profesor i Asociuar”, dhënë nga “Komiteti i Shkencës e Teknologjisë”, Shqipëri, Doktor i Shkencave Ekonomike” si edhe “Kandidat i Shkencave Ekonomike”. Me një eksperiencë të zgjeruar në fushën e kontabilitetit Prof. Dr. Vjollca KARAPICI është anëtare e Këshillit të “Profesorëve” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, anëtare e Komitetit Kombëtar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar në Ministrinë e Financës, anëtare e Bordit të AIIA (Instituti Shqiptar i Auditorëve të Brendshëm) si edhe anëtare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm, Banka INTESA-SANPAOLO Shqipëri. Prof. Dr. Vjollca KARAPICI është autore e shumë teksteve mbi Auditimin, Analiza financiare, Kontabilitetin e ndërmarrjeve ekonomike si edhe e Kumtesave në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare dhe Kombëtare të botuara. Është autore e artikujve shkencore Ndërkombëtare dhe Kombëtare etj

Program per Analizen e Pasqyrave financiare

  • Analiza e kthimit në investime, në kapital. Analiza e riskut. Risku ekonomik. Risku financiar; Likuiditeti afatshkurtër; Aftësia paguese (AGJ).
  • Analiza e politikës financiare; Pasqyra e Flukseve të Parasë; Analiza e rritjes. Pasqyra shumëvjeçare e FP.
  • Procesi i vlerësimit dhe rregullimit të pasqyrave financiare për të pasqyruar më mirë realitetin ekonomik.
  • Procesi i vlerësimit të pozicionit dhe performancës financiare duke përdorur pasqyrat financiare.
  • Bilanci kontabël, Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyra e fluksit të mjeteve monetare, Pasqyra e kapitalit të pronarit.
  • Paraqitja e PF Mjeteve Monetare apo PFP, Parimi i ndërtimit të PFP me dy metoda, Lidhja e PFP me Bilancin Kontabel dhe Pasqyrën e të Ardhurave, Përdorimi i PFP në analizë, treguesit e PFP dhe analiza e tyre.
  • Treguesit statik dhe dinamik të likuiditetit, Kapitali punues, Llogaritja dhe analiza e kapitalit punues, mjaftueshmëria e tij, Analiza nëpërmjet raporteve.
  • Struktura e Kapitalin dhe aftësia paguese, Treguesit e Strukturës Kapitalit.
  • Përbërësit e kthimit mbi kapitalin e investuar, Kapitali si “Aktivet totale”, si “Borxhi afatgjatë plus kapitalin aksioner”, Treguesit e kthimit mbi Kapitalin Aksioner.
  • Cilësia e fitimit, Matja e cilësisë së fitimeve, Analiza e bilancit kontabël mbi cilësinë e fitimit, Qëndrueshmëria e fitimit.

PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.

Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 13 Dhjetor 2017 në adresën e mëposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel:  + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0