Trajnim: "Menaxhimi i ciklit të projekteve" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Menaxhimi i ciklit të projekteve”

Trajnim
~3 minuta lexim

Kursi do të zhvillohet në 08 shkurt 2021 ora 14.00-17.00 Online në Google Meet.

Trajnimi organizohet nga Universiteti Barleti, Struktura e Trajnimeve Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe struktura Triple City dhe zbatohet nga Akademia e Biznesit dhe Sipërmarrjes Barleti.

Trajnimi do të drejtohet nga Ekspertja e Certifikuar Ndërkombëtarisht në Menaxhim Projektesh Phd. Esmeralda Hasani.

Esmeralda Hasani ka përfunduar PHD në fushën e projekteve dhe financimeve të BE drejt vendeve te Ballkanit. Ajo është diplomuar në të Drejtë Ndërkombëtare, në Universitetin Shtetëror të Milanos, Itali. Znj. Hasani ka kryer studimet master në Planifikim dhe Zhvillimi Projekti. në Shkollën e Biznesit dhe Inovacionit, në Bruksel, Belgjikë. Është eksperte e kualifikuar e kërkimit dhe inovacionit e Komisionit Evropian, e përfshirë në mënyrë aktive në projekte kërkimi, edukimi dhe inovacioni, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Anëtare e Dhomës së Ekspertëve të Projekteve në Amsterdam(Hollandë) prej 2013 dhe me mbi 15 vite eksperiencë në këtë fushë.

Përshkrim i trajnimit:

Orientimi drejt projekteve dhe gjurmimi i financimeve dhe fondeve që lidhen me formatin e tyre, është dhe duhet të jetë një përpjekje e rëndësishme dhe e vazhdueshme e shumë kompanive, institucioneve dhe organizatave për të siguruar në menyrë inteligjente, burime alternative të ardhurash sidomos në periudha vështirësish dhe krizash.

Nisur nga kjo domosdoshmëri gjithnjë e më shumë kompanitë, institucionet dhe organizatat por dhe vetë individët e interesuar, janë të fokusuar në zhvillimin e njohurive por dhe rekrutimin dhe trajnimin e punonjësve, drejt një specializimi konkret në identifikimin e thirrjeve për projekte, përpilimin dhe shkrimin e saktë dhe të suksesshëm, si dhe menaxhimin e plotë dhe profesional të tyre.

Lexo: Fiskalizimi/ Denaj: Koha për një administratë me standarde evropiane

Bazuar në këtë rëndësi programi i trajnimit sqaron, shpjegon dhe detajon praktikisht  të gjitha hapat dhe procedurat e domosdoshme, jo vetëm për më shumë shanse në gjurmim, aplikim dhe hapat e tjera ciklit të projektit por edhe  për ndërtimin e një përvoje dhe profili sa më dinjitoz dhe të besueshëm përballe financuesit dhe donatorit, të individit, kompanisë, institucionit dhe organizatës, qe do ti hapë rrugë atij/asaj drejt vijimësisë pozitive edhe në tregun tërësor të projekteve.

Detajet teknike:

Moduli është i organizuar në 5 ditë nga 2 orë.

Pjesëmarrja për të gjithë modulin: 8.000 lekë

Certifikimi për të gjithë modulin: Certifikatë Vlerësimi e Licensuar

Regjistrimi dhe informacioni për trajnimin: bttc.mng@umb.edu.al / 0697063488

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0