Të rinjtë janë agjentë ndryshimi shumë të rëndësishëm në një shoqëri. Për shkak të potencialit, energjisë, ideve dhe dinamikave, puna me të rinjtë për fuqizimin e tyre është target i vazhdueshëm i çdo politike publike apo të organizatave për zhvillim për të përmirësuar demokracinë.
Në këtë ditë të parë të trajnimit me të rinjtë e American Youth Council do të synojmë:
• Të kuptuarit e konceptit “E Drejta për Pjesëmarrje”
• Përkufizimi i “Pjesëmarrjes së të Rinjve”
• Përse të marrim pjesë? Përfitimet nga pjesëmarrja: për vetë të rinjtë, komunitetin, demokracinë
• Pjesëmarrja e të rinjve në jetën dhe vendimarrjen lokale
• Sfidat e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimarrjen lokale
Metoda e trajnimit do të jetë interaktive nëpërmjet kombinimit të prezantimeve teorike nga trajnerja, ushtrimit të punës në grupe dhe prezantime nga grupet e punës, studimeve të rastit, diskutimeve në panel dhe reflektimit.
Trajnimi organizohet në datën 17 Mars në orën 09:30 – 13:00 tek American Corner Tirana.
Personat e interesuar luten të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në adresën e emailit: staff@useycalbania.org