Trajnim: “Hartimi i një Plan Biznesi” - Business Magazine Albania

Trajnim: “Hartimi i një Plan Biznesi”


Lektorë: Prof. Asoc. Dr. Ermela Kripa dhe MSC. Ertila DRUGA

Data: 1-2-3 Nëntor 2017

Orari: 16:00- 20:00

Trajnimi është projektuar t’u drejtohet financierëve, menaxherëve të financës, menaxherëve të bizneseve të vogla e të mesme, pronarëve të bizneseve dhe sipërmarrësve, si dhe individëve të interesuar të ngrenë biznese të reja (start-up), për të zhvilluar aftësitë e tyre planifikuese për biznesin.

Gjatë trajnimit do të trajtohen të gjitha hapat e domosdoshëm të hartimit të një plani biznesi, duke përfshirë: (i) mbledhjen e informacionit dhe kërkimet; (ii) përshkrimin dhe analizën e produkteve/shërbimeve; (iii) hartimin e planit marketing dhe të planeve të shitjeve si dhe (iv) përgatitjen e analizave e raporteve financiare deri në (v) hartimin e dokumentit final. Pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të jenë të përgatitur dhe të aftë për të hartuar dhe prezantuar një plan efektiv biznesi, duke shmangur “gabimet”.

Objektivat

Ky trajnim tre-ditor do t’i ndihmojë pjesëmarrësit:

  • Të kuptojnë dhe të analizojnë elementët kryesorë të nevojshëm gjatë hartimit të një plani të suksesshëm biznesi;
  • Të përshkruajnë strukturën e një plan biznesi në mënyrë që ai t’i përshtatet dhe të plotësojë nevojat e tregut dhe të organiatës;
  • Të aftësohen për të hartuar një plan biznesi për audienca e palë të ndryshme interesi, duke përfshirë: menaxherët senior, menaxherët dhe supervizorët, menaxherët e shitjes, liderat e grupit (team leader), bankat, investitorët, ortakët, dhe palë të tjera të interesuara;
  • Të hartojnë një plan biznesi që përfshin një strategji zbatimi të detajuar, praktike dhe efektive për arritjen e qëllimit dhe të ardhmen e biznesit të tyre;
  • Të përshkruajnë strategjitë e tyre të planifikimit marketing dhe të shitjeve, si dhe analizat financiare në funksion të fitimit të pritshëm, kapitalit të kërkuar dhe mundësisë për të gjeneruar likuiditet dhe flukse monetare.

Përfituesit do të jenë:

  • specialistë dhe menaxherë të departamenteve të financës të shoqërive tregtare;
  • administratorë të tyre;
  • menaxherët senior, menaxherët dhe supervizorët, menaxherët e shitjes si dhe liderat e grupit (team leader);
  • persona fizikë;
  • drejtues biznesesh të mesme; si dhe
  • gjithë individët e tjerë, që nuk kanë eksperienca të tilla dhe që janë të interesuar për këtë lloj trajnimi.

Metodologjia

Trajnimi si një workshop tre-ditor, konsiston në një kombinim të metodave të trajnimit tradicional me prezantime dhe leksione, si dhe në përfshirjen e rasteve konkrete e studimore të biznesit. Ky trajnim do të ndjekë qasjen e një workshop-i dhe do të jetë shumë interaktiv. Pjesmarrësit do të krijojnë grupe, role dhe çdo pjestar i grupit do të kontribuojë në zhvillim e business planit që do ti përcaktohet, ose që ata vetë do të zgjedin për ta zhvilluar. Gjithashtu, trajnuesit dhe pjesëmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete dhe do të lihet mjaft kohë pas çdo prezantimi për pyetje, përgjigje dhe diskutime në grup.

Programi

  • Të kuptojmë Planin e Biznesit,
  • Përkufizimet e një biznes plani
  • Tipet e planit të biznesit
  • Përfitimet e një biznes plani
  • Pasqyra e Planit të Biznesit
  • Komponentët e një biznes plani
  • Procesi pas një biznes plani
  • Rëndësia e biznes planit në krijimin e vlerës së biznesit
  • Zhvillimi i biznes planit
  • Përcaktimi i vizionit, misionit dhe dobisë
  • Përshkrimi i biznesit, produktit/shërbimit
  • Vendosja e qëllimeve, objektivave dhe strategjive të biznesit, analiza e tregut, plani marketing
  • Menaxhimi, organizimi dhe burimet njerëzore
  • Bërjen e parashikimeve, poltitikën e çmimeve dhe aplikimin e analizës së pikës kritike
  • Të kuptuarit e koncepteve themelore financiare
  • Analiza financiare, rëndësia dhe elementët e saj
  • Rëndësia e përdorimit të pasqyrave dhe raportetve financiare në funskion të parashikimeve
  • Analiza e Cash-Flow dhe rëndësia e menaxhimit financiar
  • Dokumentacioni mbështetës
  • Buxhetimi
  • Zbatimi i planit të biznesit
  • Faza e komunikimit
  • Faza e kontrollit
  • Faza e korrigjimeve
  • Raportimin mbi progresin e planit të biznesit

Lektore: Prof. Asoc. Dr. Ermela Kripa dhe MSC. Ertila DRUGA

Prof. Asoc. Dr. Ermela Kripa

Ermela Kripa ka marrë titullin Profesor i Asociuar në dhejtor të vitit 2015, pranë Universitetit Bujqësor, Tiranë si dhe gradën Doktor i Shkencave në Financë të Avancuar, në Universitetitin e Tiranës, pranë Fakultetit Ekonomik. Ermela ka përfunduar Masterin Shkencor në Universitetin Roma Tre në Itali si dhe diplomën Bachelor në fushën e Financës po në Universitetin Roma Tre. Znj. Kripa ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Ajo ka një eksperiencë në mësimdhënie prej 10 vitesh tashmë.

Fusha e saj e ekspertizës është Kontabiliteti si dhe Analiza e Pasqyrave Financiare. Që prej vitit 2016 e deri më sot është përgjese e qendrës së financës në UET Consulting dhe më pas në UET Enterprise, duke u marrë me disa projekte të ndërmarra nga kjo qendër, kryesisht për zhvillimin e planeve të biznesit dhe konsulenca financiare. Është prej 4 vitesh që nga viti 2013 përgjegjëse e grup-lëndëve të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar pranë departamentit të Financës dhe Ekonomiksit fakultetit Ekonomik, UET. Gjithashtu prej dy vitesh është vlerësuese metodologjike për Shkollën Doktorale në UET. Në vitet 2008 – 2009 ka qenë e përfshirë në një projekt për SPI Albania projket me fokus për Mjaftueshmërinë e Kapitalit për Bankat Tregtare. Gajtë vitit 2007 – 2008 Znj. Kripa ka qenë asistente pranë departamentit të Informatikës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Roma 3, Itali. Gjatë vitit 2006 – 2007 Znj. Kripa ka punuar pranë një kompanie Sigurimesh në Itali “Alleanza Assicurazioni”.

MSC. Ertila DRUGA

Lektore pranë Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Fakultetit të Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin Europian të Tiranës. E angazhuar në mësimdhënie në të dy nivelet: Bachelor dhe Master në kurset Hyrje në Biznes, Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Bazat e Menaxhimit. Aktualisht eshte edhe Mentore e Klubit Studentor te Biznesit në Universitetin Europian të Tiranës, si dhe Këshilluese e Karrierës pranë Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut në këtë Universitet.

Arsimuar në Menaxhimin e SME-ve dhe në Administrim Biznes në profilin Administrim Publik, ajo zotëron njohuri të thella në menaxhimin e bizneseve, kryesisht të vogla dhe të mesme.

Trajnere mjaft pozitive, energjike dhe e apasionuar. Ka një eksperiencë e pasur në nivelin e lartë menaxherial në biznese dhe sektorë të ndryshëm, si në: telekomunikacion, media të shkruar dhe televizive, agjenci PR dhe marketingu, shërbime, shitje me shumicë e pakicë, manaxhim farmaceutik etj.

PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anëtarët e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 31 tetor 2017 Këtu:

Për më shumë informacion kontaktoni:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0