Top 10 vendet në Indeksin Global të Inovacionit, mes tyre dhe Izraeli - Business Magazine Albania

Top 10 vendet në Indeksin Global të Inovacionit, mes tyre dhe Izraeli


Zvicra kryeson edhe këtë vit duke qenë vendi më inovativ në botë, pasuar nga Suedia në vendin e dytë, SHBA në vendin e tretë, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Danimarka, Singapori dhe Gjermania dhe në fund Izraeli.

Sipas raportit më të fundit të Global Innovation Index, Izraeli renditet për herë të parë në Top 10, si vendi i 10 më inovativ në botë, me një rezultat prej 56.43, nga 100 në total.

Shteti hebre udhëheq botën në kërkimin e talenteve dhe në invetime në Kërkim&Zhvillim. Kjo renditje bazohet në 80 kritere që matin aspekte të ndryshme të inovacionit. Në dy vitet paardhëse Izraeli ka qenë në 20 vendet e para, por pa kaluar në top 10.

Lexoni: Shqipëria, e fundit në Europë për inovacion

Shteti hebre u rendit i 11-ti në 2018, 17 në 2017, 21 në 2016 dhe 22 në 2015. Nga të dhënat në 4 vitet e fundit, 2019 është viti i artë për të, duke u bërë pjesë e listës top 10.

Indeksi vjetor global i inovacionit – i përpiluar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Universiteti Cornell dhe INSEAD – rendit 129 ekonomi botërore në 80 parametra duke përfshirë kërkimin, teknologjinë dhe kreativitetin.

Një tregues tjetër në të cilin shteti hebre qëndron në krye është sofistikimi i biznesit, i vlerësuar me 66.5 pikë, duke e renditur atë në vendin e tretë në botë.

Renditja e tij në vendin e 10 përbëhet edhe nga indikatorë të tjerë si në investimet në Kërkim&Zhvillim, redaktim të Wikipedia, krijimin e aplikacioneve mobile, eksportet e shërbimeve IT etj.

Për të mësuar më shumë rreth klasifikimit të Izraelit klikoni:

https://www.wipo.int/edocs/pubdocs/en/wipo_pub_gii_2019/il.pdf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0